Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet e djeshme të pushtetit vendor | Ballkani | DW | 19.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet e djeshme të pushtetit vendor

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u vetëshpallen paraprakisht fituese në disa komuna e bashki të vendit

default

Në Shqipëri po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të djeshme për pushtetin vendor. Ndërkohë Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u vetshpallën paraprakisht fituese në disa komuna e bashki të vendit, duke i kërkuar njëra-tjetrës të pranojnë rezultatet, që ato publikuan në komunikimet me mediat.

Në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike të mbajtuar para një ore, zëdhënësja e kësaj partie, Majlinda Bregu njoftoi se: "PD është në bashkinë e Sarandës me 500 vota para, ka fituar bashkinë e Delvinës, në bashkinë e Durrësit ku janë numëruar vetëm 10 qendra kemi marrë 840 vota më shumë, në Kavajë kemi fituar me 84 përqind, po kështu Bashkitë e Kukësit, Hasit, Tropojës me gjithë komunat Peshkopi, Fusharrëz, në Tepelenë jemi në avantazh të dukshëm, kemi fituar bashkitë e Libohovës, të Përmetit, jemi në avantazh në Patos, Këlcyrë, në Ballsh me 500 vota para, në Përrenjas, në Peqin. Ndërkohë që dua të ju konfirmoj se Lushnja, Lezha dhe Puka nuk janë fituar nga Partia demokratike", tha Majlinda Bregu.

Paralelisht është zhvilluar edhe një konferencë shtypi në selinë e Partisë Socialiste. Zëdhënësja Mimi Kodheli: "Në Tiranë janë mbi 60 përqind e votuesve, që i kanë dhënë votën Edi Ramës. Në Vlorë, Fier, Berat, Pogradec, Gjirokastër, Lezhë koalicioni ynë rinovon mandatin e kryetarëve të tij edhe për katër vjet të tjera. Qytetarët kanë vendosur të rikthejnë qytetet e tyre në duart e familjes socialiste dhe progresiste edhe në Lushnjë, Në Korçë, në Elbasan. Një garë mjaft e ekuilibruar po zhvillohet në Durrës ku ne vlerësojmë që ne kemi shanse më të mëdha për fitore", tha zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli.

  • Data 19.02.2007
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYR
  • Data 19.02.2007
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYR
Reklamë