Universiteti i Hamburgut anuloi ceremoninë e dekorimit me titullin ″Doktor nderi″ për presidentin rus Putin | Gjermania | DW | 12.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Universiteti i Hamburgut anuloi ceremoninë e dekorimit me titullin "Doktor nderi" për presidentin rus Putin

Universtiteti i Hamburgut ka anuluar dhënien e çmimit "Doktor nderi" presidentit rus Vladimir Putin. Deri me 10 shtator nuk do të kishte mundësi të kryheshin përgatitjet e nevojshme, njoftoi Universiteti të martën. Javët e kaluara shumë nga profesorët e Hamburgut kanë kundërshtuar dekorimin e presidenit rus me arsyetimin për shkelje të të drejtave të njeriut në Rusi. Nëse me këtë veprim dhënia e titullit anulohet përfundimisht për presidentin Putin ende nuk është e qartë.

Një ligjëratë në Universitetin e Hamburgut

Një ligjëratë në Universitetin e Hamburgut

Është shtyrë, apo është anuluar përfundimisht? Një pyetje e padobi. E vërteta është se nga ceremonia e dekorimit të presidenit rus Putin me titullin doktor nderi të Universitetit të Hamburgut nuk do të bëhet ashtu siç ishte planifikuar. Arsyetimi i Universitetit të Hamburgut, ku thuhet se përgatitjet e nevojshme të planifikuara deri më 10 shtator nuk mund të bëhen, është sinjifikativë. Përse të mbështillet me mantelin e një argumenti teknik një vendim i drejt dhe arsyeshëm.

Në Universitet ka pasur konflikt rreth kësaj çështje për të cilën ka mësuar edhe opinioni. Ishe planifikuar një solemnitet akademik, mirëpo rreth 60 profesorë, që janë dikund 10 përqind e profesorëve të Universitetit të Hamburgut, kanë ushtruar një kritikë të hapur dhe janë deklaruar kundër dekorimit të Putimnit me titullin doktor nderi të Faktultetit të shkencave të Universitetit në Hamburg për meritat e tij në fushën e reformave ekonomike në Rusi. Në një Rezolutë të nënshkruar profesorët bënë publike protestën e tyre, dhe në shumë intervista më pas mbrojtën publikisht pozitën e tyre.

Se synimi për ta dekoruar presidentin Putin ka pasur prapavijë politike kjo nuk mund të vihet në dyshim. Tashmë kancelari gjerman Shrëder është nderuar me një titull të tillë në Rusi dhe deshi që në të njëjtën mënyrë t´ia kthente presidentit rus. Një mirësjellje politike midis miqësh dhe asgjë më shumë. Kështu duket se është parë ky veprim nga zyra e kancelarit Shrëder

Mirëpo, profesorët kanë tjetër qëndrim. Për ta, kjo nuk ishte vetëm një ceremoni diplomatike, prandaj kritikët nuk duan të bëjnë dallime midis poltikës dhe ekonomisë, përkundrazi. Përparimi ekonomik nuk mund të shikohet ndaras nga keqësimi i situatës politike në Rusi, thuhet në argument. Një deklaratë e tillë do të kishte qenë e mirëpritur më herë nga qeveria e kancelarit dge jo tani. Në vizitën e tij të fundit kancelari në Rusi preferoi heshtjen. Kësisioj në skenën kulturore gjermane duhet kërkuar shumë për të gjetur kritikë të Putinit.

Ka më shumë se pesë vite që Vladimir Putin është në krye të politikës ruse, së pari si kryeministër e pastaj si president. Burrështetasi, i cili ishte zotuar se do të kujdesej për rregull në Rusi, tani qeveris me një autoritet të shtuar. Në Rusi është shkurtuar liria demokratike, po vriten gazetarët, të drejtat e njeriut janë në rrezik, kurse në Çeçeni po zhvillohet një luftë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Politika gjermane, e cila për gjëra të njëjta po të ndodhnin në vende tjera, do ta kishte ngritur zërin, në rastin e Rusisë po hesht.

Ndryshe nga politika gjermane, profesorët e Hamburgut nuk duan që presidenti rus të nderohet me një titull shkencor që do të kishte një domethënie të madhe plitike. Akademikët treguan kurojo civile dhe me kulturën e tyre dëshmuan moral dhe dinjëtet. Dhe ata ishin jo më shumë se një dyzinë profesorësh të Universitetit në Hamburg.


  • Data 12.08.2004
  • Autor Kornelia Rabic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar60
  • Data 12.08.2004
  • Autor Kornelia Rabic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar60