Ukraina ndodhet në krizë politike dhe ekonomike | Bota | DW | 19.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukraina ndodhet në krizë politike dhe ekonomike

Prej një gjysme viti janë në pushtet presidenti i Ukrainës Viktor Timoshenko dhe qeveria ukrainase nën kryeministren Jula Timoshenko. Euforia pas përmbysjes ia ka lënë vendin pasigurisë. Sepse qeveria dëshiron të bëjë shumë punë ndryshe, por një koncept përfundimtar duket se asaj i mungon. Para së gjithash në ekonomi është rritur pakënaqësia, investuesit potencialë rrinë larg, të distancuar. Dhe në skenën politike ka më shumë kaos se optimizëm.

Presidenti i Ukrainës V.Jushçenko puth dorën e kryeministres së re të Ukrainës, J.Timoshenko, shkurt 2005

Presidenti i Ukrainës V.Jushçenko puth dorën e kryeministres së re të Ukrainës, J.Timoshenko, shkurt 2005

Para takimit të të ngarkuarit me politikën e jashtme të BE, Havier Solana dhe presidentit të Ukrainës dje, atmosfera nuk ishte edhe aq euforike. Sepse prej BE Ukraina kishte shpresuar më shumë pas përmbysjes vjeshtën e kaluar. Në vend të një asociimi të shpejtë me shpresë për anëtarësim në BE, vendit midis Rusisë dhe BE deri tani i ofrohet vetëm bashkëpunim i ngushtë. Kështu që presidenti V. Jushcenko mund të shpresojë vetëm në durimin e gjatë të popullit të tij.

Por jo vetëm në politikën e jashtme, edhe në politikën e brendshme, problemet e vendit nuk janë pakësuar. Përkundrazi, blloku partiak qeveritar Nascha Ukraina ka pasur grindje për rrugën e drejtë për reformat. Kryeministrja Julia Timoshenko dëshiron një shkëputje më radikale me regjimin e vjetër dhe dëshiron të kthejë mbrapsht disa nga privatizimet e bëra në kohën e ish-presidentit Leonid Kucma.

Krahu me lidhje më miqësore me ekonominë rreth presidentit Viktor Jushcenko dhe biznesmenit dhe shefit aktual të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Petro Poroshenko dëshiron që t'i kufizojë këto revizione në pak sipërmarrje të vogla. Një pikë e fundit kulmore e mosmarrëveshjeve ishte dorëheqja e zëvendëskryeministrit Roman Besmertni, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për një reformë lokale. Ralf Wachsmuth i vështron për Fondacionin gjerman Konrad Adenauer zhvillimet në Ukrainë. Ai mendon se bilanci i qeverisë Timoshenko pas një gjysmë viti nuk është vecanërisht i mirë, thotë Wachsmuth. Zhvillimi ekonomik ka shënuar rënie- nga 12 përqind vitin e kaluar në rreth 1 përqind në qershor. Eksportet janë pakësuar, midis sipërmarrjeve ka pasiguri për kursin e ardhshëm të qeverisë:

"Besoj se është bërë gabimi i madh që janë ngritur shumë kantiere ndërtimi në të njëjtën kohë. Nuk u arrit përqëndrimi në disa projekte kryesore, me të cilat në fund të vitit të mund të dalësh para zgjedhësve dhe të thuash: shiko, kjo është ajo që arritëm ne."

Kështu duhet të veprohet sa më shpejt të jetë e mundur kundër korrupsionit të përhapur gjerësisht. Në këtë kuadër u eleminuan zonat e vecanta ekonomike në të gjithë vendin. Sepse ato u ngritën para së gjithash në ato rajone, të cilat kanë qenë vecanërisht të leverdisshme për klanin e ish-presidentit Kucma, e justifikoi presidenti Jushcenko vendimin e tij. Rezultati ishte protesta e sipërmarrësve të vendit dhe të huaj, të cilët patën investuar në këto rajone dhe që shpresonin në lehtësirat tatimore. Ky rregull tani do të anullohet sërish.

Edhe sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm,prej të cilëve shumë dolën në rrugë për ndryshimin politik vitin e kaluar,tani duhet të paguajnë; ata i humbën lehtësitë në taksa. Pas protestave, këto lehtësime po rifuten.

Zhgënjimi në këtë fazë vazhdon të jetë i përqëndruar para së gjithash tek sipërmarrësit, popullsia në pjesën më të madhe vazhdon të mbështesë Jushcenkon, mendon Ralf Wachsmuth i Fondacionit Konrad Adenauer. Por kjo mund të ndryshojë muajt e ardhshëm, sepse vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare të pranverës - dhe para një dimri ku mund të rriten cmimet edhe në sektorin energjitik, për shkak të tensioneve të vazhduara me Rusinë.

Me gabime teknike shpjegohet edhe dështimi i qeverisë në votimin në parlament të ligjeve për përgatitjen e anëtarësimit të Ukrainës në OBT. Deputetëve nuk iu dha thuajse fare e drejtë vendimi, por ligjet u synua të kalojnë shpejt para parlamentit. Në këtë mënyrë, anëtarësimi në OBT, një projekt prestigji i qeverisë së re dhe një shenjë e rëndësishme për afrimin e vendit me perëndimin- tani është në rrezik.

  • Data 19.07.2005
  • Autor Christiane Hoffmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOe
  • Data 19.07.2005
  • Autor Christiane Hoffmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOe
Reklamë