Turqia feston 80-vjetorin e themelimit | Politika | DW | 29.10.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Turqia feston 80-vjetorin e themelimit

Reklamë e gazetës Milliyet:

"Kjo është një dhuratë shumë e veçantë e gazetës Milliyet: Pritini kuponat nga gazeta dhe mblidhni 30 të tillë. Me to mund të merrni dy fotografi të mëdha të Ataturkut, një album me ngjyra me Ataturkun si dhe një kompakt disk interaktiv mbi jetën e Ataturkut. Të gjitha në kohë në 29 tetor. Gjithçka mbi themeluesin e republikës: Pajisje e përsosur për 80-vjetorin e Turqisë, ofruar nga e përditshmja Milliyet."

Festa e republikës është përgatitur për javë e muaj me radhë, e megjithatë atmosfera festive turbullohet për shumë arsye. Disa deputetë të partisë qeverisëse, islame AK nuk do të shkojnë në pritjen e presidentit të shtetit. Jo sepse nuk janë ftuar, por sepse nuk lejohen të vijnë me gratë që mbajnë shami koke.

Kryetari i parlamentit Bülent Arinc, vetë deputet islam, e kritikon fuqishëm vendimin:

"E di që prej ditësh se disa kolegë janë ftuar me dhe disa pa bashkëshortet. Presidiumi i shtetit është institucioni që përfaqëson afro 70 milionë njerëz. Ndër këta 70 milionë vetë gjenden persona me veshje të ndryshme. Një sjellje, e cila përkujdeset për disa prej tyre dhe diskriminon të tjerët, është e gabuar."

Ndarja kalon përmes vendit, nga poshtë deri sipër: dy të tretat e grave turke mbajnë shami koke dhe shumica e tyre nuk e shohin atë si simbol politik. Megjithatë në shkolla e universitete ajo është e ndaluar, në administratën publike sigurisht, madje edhe në shkollat fetare në të cilat mësohet kurani. Mosmarrëveshja mbi rregullin e veshjes nga koha e Ataturkut, i cili e ndaln mbajtjen e shamisë së kokës, është thuajse po aq e vjetër sa edhe vetë republika. Por ajo po ushqehet qëkurse në Ankara qeveris partia e matur, islame AK. Bashkëshortja e Ministrit të Jashtëm Gül e ka paditur vendin e vet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg: sepse kërkon ta mbajë shaminë e kokës kudo.

Por ka kohë që nuk bëhet fjalë vetëm për një veshje: Fjala është për rolin që mund të luaj feja në shtetin dhe shoqërinë turke. Për përkrahësit e vijës së ashpër mes qemalistëve çështja është e qartë. Eraslan Özkaya është një nga gjykatësit e lartë të vendit:

"Kush kërkon liri të pakufizuar fetare dhe besimi, ndjek të njëjtat qëllime si ata që duan shtetin islam."

Qeveria e mohon këtë fuqishëm. Nga ana tjetër ajo po përpiqet të miratojë ndrishimin e ligjit për arsimin e lartë, i cili do t'i hapte universitetet edhe për përfunduesit e shkollave të kuranit. Për qemalistët një përfytyrim i tmerrshëm: sikur nxënësit fetarë të lejohen të studiojnë drejtësi, atëherë druhen ata, dikur drejtësia do të binte në dorë islame. Kryeministri Tayyip Erdogan përpiqet të qetësojë:

"Në Turqi shkollat fetare janë ngritur nga qeveria. Nuk i kemi ngritur ne. Edhe unë kam mbaruar një shkollë të tillë dhe nuk përbëj shqetësim për vendin."

Turqia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë vjetësh, menteshë midis Evropës laike dhe Lindjes së Afërme islame. Por në 80-vjetorin e saj vendi nuk e ka zgjidhur këtë konflikt as brenda vetes.


  • Data 29.10.2003
  • Autor Michael Jansen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwF
  • Data 29.10.2003
  • Autor Michael Jansen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwF