1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trupat mbrojtëse të Kosovës nuk janë dakord me shpërbërjen e TMK-së

Bekim Shehu6 Shkurt 2007

Shtabi i përgjishëm i TMK-së, përkrah idenë e Marti Ahtisarit që Kosova të ketë një forcë të re të sigurisë, por jo që në këtë forcë të mos përfshihet drejtpërdrejt TMK-ja

https://p.dw.com/p/ArYu
Fotografi: AP

TMK kërkon përfshirje në forcën e re të sigurisë së Kosovës

Autoritetet në Prishtinë e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme një nga pikat e planit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari, ku thuhet se Kosova duhet të ketë një force të re të sigurisë e ndërtuar mbi standardet e NATO-os. Nga ana tjetër me krijimin e kësaj force pushon së ekzituari TMK-ja, e cila për qytetarët e Kosovës është cilësuar gjithnjë si ushtria e ardhshme e Kosovës.

Shtabi i përgjithshem i TMK-së, ka analizuar në hollësi planin e ndërmjetësit Ahtisari sodomos, pikën ku flitet për krijimin e forcës së sigurisë së Kosovës, ndërsa shumë dëshpëruese dhe e papranueshme
për ta ka qenë termi ku thuhet se TMK-së duhet të shpërbëhet brenda një viti, pas përcaktimit të statusit të Kosovës.

Menjëherë pas prezantimit të planit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari, në Prishtinë edhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, shprehu vërejtjet e tij në lidhje me sektorin e sigurisë.

Megjithatë Prishtina zyrtare akoma është duke analizuar në hollësi planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari, për të arritur në një qëndrim përfundimtar dhe të cilin qëndrim pritet ta shpalosë në takimin e 13 shkurtit në Vjenë. Ata janë të bindur se disa nga pikat e planit të ndërmjetësit Marti Ahtisari, mund të ndyshojnë dhe këtë pohim e bazojnë edhe në qëndrimin e fundit të të ngarkuarit amerikan në bisedimet për statusin, Frank Uisner, i cili tha në Prishtinë se plani i Marti Ahtisarit mund të ndryshojë para se ai të dërgohet për miratim në KS-it.