1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tridhjetë profesorë të Universitetit të Hamburgut kundërshtojnë shpalljen e Putinit "Doktor Nderi"

Miodrag Soric22 Korrik 2004

Universiteti i Hamburgut ka planifikuar që në muajin shtator ta dekorojë me titullin "Doktor Nderi" presidentin rus Vladimir Putin. Iniciativa vjen nga dega e shkencave ekonomike. Mirëpo, kjo iniciativë është kundërshtuar nga 30 profesorë të degëve të tjera të Universitetit, të cilët kanë nënshkruar një rezolutë kundër dekorimit. Mes tjerash protestën e tyre ata e arsyetojnë me stilin autoritar të qeverisjes që ka Putin dhe për shkakun e politikës së tij ndaj Çeçenisë. Në këtë mënyrë ata rreshtohen kundër politikës që ka praktikuar kancelari gjerman Schrëder sa i përket marrëdhënieve gjermano-ruse.

https://p.dw.com/p/Ar6B
Hamburgu
HamburguFotografi: AP

Më në fund: Një dyzinë profesorësh të Universitetit të Hamburgut kanë kundërshtuar dekorimin e presidentit rus Vladimir Putin në shtatorin e ardhshëm, që është planifikuar të bëhet në muajin shtator në kuadër të takimit që do të bëhet midis elitës gjermane dhe ruse nga fusha e politikës, ekonomisë dhe kulturës. Profesorët e Universitetit të Hamburgut nuk duan që shefi i Kremlinit, i cili në vendin e tij akuzohet për ditë nga shtypi rus, se po shkel të drejtat e njeriut, të dekorohet me një titull nderi nga Universiteti i tyre.

Kancelarin gjerman Gerhard Schrëder, mik i deklaruar i Putinit, ky lajm do t´a hidhërojë me siguri. Pyetja shtrohet a do të marrë guxim kancelari Shrëder, që publikisht të fajsojë profesorët për mungesë pragmatizmi? Po nëse presidenti Putin reagon i hidhëruar dhe frenon bashkëpunimit gjermano rus, apo nëse anulon fare udhëtimin e tij për në Hamburg?

Profesorët e Universitetit, veçanërisht ata nga Fakulteti i Shkencave shoqërore, kjo gjë i brengos fare pak. Ata merkosen për autoritetin e institucionit të tyre. Atyre nuk u interson veprimi "politikisht korrekt". A nuk është vetë kancelari gjerman Schröder ai, i cili në fjalimet së dielës bënte thirrje për liri, drejtësi, kundër sundimit të dhunës dhe kundër agresionit ushtarak? Për profesorët e Hamburgut më të rëdësishme janë vlerat e shoqërisë europiane. Ata, këto vlera përballë Rusisë, i marrin shumë më seriozisht se disa nga poltikanët perëndimorë. Pragmantikët në Berlin, veçmas politikanët, ka kohë që nga Rusia dëgjojnë vetëm atë që duan ta dëgjojnë. Universiteti i Hamburgut, përkundrazi ka tjetër pikëvshtrim: ata argument kanë luftën në Kaukaz, precesin gjyqësor të montuar kundër Mihail Codorkovskit, vrasjen e gazetarëve hulumtues, të cilët sot në Risi kanë frikë për jetën e tyre. Përgjegjësinë politike për të gjitha këto e bartë presidenti Putin. Kështu mendojnë prefesorët nga Hamburgu, prandaj dhe kundërshtojnë ritualin për burrështetasin rus. Përgëzime për kurojon tuaj profsorë të Hamburgut!

Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për të ulur meritat e presidentit Putin. Askush nuk dyshon në faktin se ekonomia ruse po forcohet, pensionet paguhen me rregull, mirëpo kjo nuk i jep askujt të drejtë që të mos shohë edhe anën tjetër të medaljes: rritja e ndikimit të shërbimit të fshehtë rus thujse po pengon të gjitha poret e jetës përfshirë dhe drejtësinë ruse. Këtë e dëshmoi rasti i Çodorkovskit. Për demokracinë e vërtetë mund të bëhet fjalë vetëm atëherë kur të funksionojë ndarja e drejtë e pushtetit. Putin në vend të kësaj ka shfuqizuar rolin e parlamentit, ndërsa shoqërinë civile e ka detyruar të heshtë. Ai dëshiron një "Demorkarci të dirigjuar" ashtu siç e ka formuluar ai.

Gjermani nuk është vend me demokraci të dirigjuar. Kancelari gjerman mund të shtrojë lutje që Putin të nderohet me titullin "Doktor nderi", pasi ai vetë është nderuar me një titull të tillë nga Universiteti i Shën Petersburgut. Mirëpo, ai nuk mund të diktojë profesorët e Universitetit. E drejta e kundërshtimit qytetar ndaj vendimeve të gabura të qeverisë në Gjermani është e paprekshme. Për fat të keq, kjo në Rusi edhe sot e kësaj dite lë për të shpresuar.