Tragjedi në lumin Tigër | Bota | DW | 02.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tragjedi në lumin Tigër

Nuk ka më nevojë për bomba, viktimat shtypin njëri-tjetrin me këmbë deri sa vdesin. Popullsia në Irak është e terrorizuar

default

Gjatë një paniku masiv mes pelegrinëve shiitë u vranë dje në Bagdad 800 vetë. Kjo tragjedi tregon shumë për problemet e jashtëzakonshme me të cilat përballet vendi. Edhe kushtetura më e mirë nuk ka rëndësi për aq kohë sa Iraku ndodhet në një gjendje të këtillë: Për javë të tëra ka grindje për sa më shumë pushtet e ndikim, për mbrojtjen e privilegjeve, për një ndarje më të drejtë të pasurisë së naftës dhe për ndikimin e fesë mbi shtetin dhe shoqërinë. Dhe nëpër rrugë vazhdojnë vrasjet e përditshme: Kryengritësit kundër amerikanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë, natyrisht edhe anasjelltas. Ka kohë që autorët e krimeve nuk kërkojnë argumente për veprat e tyre, për kërkim faljeje jo e jo. E tani kjo: Qindra njerëz vdiqën gjatë një paniku të shkaktuar nga thashethemet se në radhët e pelegrinëve kanë depërtuar edhe atentatorë vetëvrasës gjatë kohës kur qindra mijërat po shkonin drejt xhamisë Kadamieh.

Një aksident tragjik, shprehin keqardhjen zëdhënësit e qeverisë. Por jo terror, as faj i qeverisë; dhe vendosin tri ditë zi shtetërore. Një përgjigje aspak adekuate ndaj kaosit në lumin Tigër. A mund të pranosh mendimin se kundër kësaj vdekjeje masive nuk mund të bësh asgjë sikurse në rastin e një katastrofe natyrore? A janë paniku dhe histeria të krahasueshëm me cunamin apo me një uragan?

Apo mos janë më shumë pikërisht shprehje dhe produkt i terrorit, të cilit irakianët i ekspozohen çdo ditë? Popullsia terrorizohet, ajo bëhet e pasigurt dhe reagon në mënyrë iracionale dhe të pakontrolluar ndaj thashethemeve dhe dyshimeve. Kaq shumë ka arritur pra terrori: Nuk ka më nevojë për bomba, viktimat shtypin njëri-tjetrin me këmbë deri sa vdesin.

Të shmangësh plotësisht diçka të tillë është ndoshta e pamundur, por megjithatë rreziku duhet të zvogëlohet dhe duhet të shtohet mbrojtja për popullsinë. Për këtë qëllim duhet të merren më në fund vendime: Së pasi i duhet dhënë fund fiksionit se gjithmonë atëherë kur nuk shpërthejnë bomba në Bagdad, jeta është normale. Asgjë nuk është "normale" në Bagdad.

E prandaj këshillohet, madje duhet hequr dotë nga grumbullimet masive dhe pelegrinazhet. Kjo nuk ka të bëjë aspak me diskriminimin fetar, por vetëm me mbrojtjen e popullsisë civile. Vitin e kaluar kanë humbur jetën qindra vetë gjatë pelegrinazheve dhe edhe këtë herë qëlluan terroristët ndaj pelegrinëve në afërsi të xhamisë Kadamieh. Shtatë njerëz humbën jetën, qindra të tjerë vdiqën më vonë në urën mbi lumin Tigër edhe pa veprimin e drejtpërdrejtë të terroristëve.

Qeveria irakiane dhe edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të pushojnë së foluri për gjoja përparime. Ata duhet të vendosin gjendjen e jashtëzakonshme e t'i përgjigjen në këtë mënyrë realitetit. Para asaj që ndodhi të mërkurën në Bagdad gjithçka tjetër e humbet rëndësinë; madje edhe grindja e ashpër lidhur me kushtetutën e re të vendit.

  • Data 02.09.2005
  • Autor Peter Philip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOB
  • Data 02.09.2005
  • Autor Peter Philip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOB
Reklamë