1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Shoqëria civile kundër tatimit mbi të ardhurat në bazë të taksës së sheshtë

Ani Ruci1 Qershor 2007

Intervistë me zotin Gjergj Filipi, doktor për kërkime ekonomike dhe sociale në Institutin AGENDA në Tiranë

https://p.dw.com/p/ArUn
'Deklarimi i të ardhurave'
'Deklarimi i të ardhurave'Fotografi: dpa
Nder elementet e reformes fiskale qe po ndermerr qeveria e kryeministrit te djathte, Sali Berisha, eshte aplikimi i takses se sheshte. Ne menyre disi te thjeshtuar kjo takse mund te percaktohet si taksa qe detyron cdo individ apo biznes ne Shqiperi te tatohet ne masen 10 perqind te pages apo te te ardhurave mujore , pavaresisht nga niveli i pages , i ulet, i mesem apo i larte.

Shoqeria civile e sheh te kritikueshem vendimn e qeverise per aplikimin e takses se sheshte. Dhe per kete qendrim ka argumentat e saj. Por qeveria e konsiderin nje menyre efikase per te ulur informalitetin dhe dhene impulse te reja zhvilimit te ekonomise.

DW: Zoti Filipi cfare mendoni ju per vendosjen e takses se sheshte ne Shqiperi?

Gjergj Filipi: Reforma e takese se sheshte eshte nje reforme qe jo domosdoshmerisht eshte e hartuar qe te reduktoje informalitetin ne Shqiperi. Sigurisht do te kete ndikimn e vet ne lidhje me informalitetin. Pse e them kete? Sipas teorise se ekonomise informaliteti as ulet, as rritet vetem me metoda sasiore te levizjes se nivelit te taksimit. Informaliteti luftohet me nje buqete nderhyrjesh ne politiakt qeverisese por jo vetem ne ato. Per te luftuar informalitetin kemi nevoje per nje partneritet mes aktoreve qeverises, atyre te biznesit dhe shoqerise civile.
Por ne marrjen e vendfimit per aplikimin e takses se sheshte nuk vihet re qe qeveria ta kete patur shqetzesim te sajin kete lloj partneriteti as ne momention e hartimit dhe jo me per te qene nje objektiv per t´u arritur ne procesin e zbatimit te kesaj nderhyrjeje ne ekonomi.

DW: Cfare ndikimi do te kete ne ekonomi vendosja e takses se sheshte?

Gjergj Filipi: Do te kete ndikimn e vet ne te dyja dimensionet.: qofte nepermjet uljes se tatimit te fitimit per bizneset, pra qe na shtyn te besojme se do te kemi me shume deklarime te drejta dhe me pak te fshehura por qofte edhe ne rritjen e tatimit ndaj pages se individeve pasi vendosja e kesaj takse na shtyn te mendojme gjithashtu se do te jene shume here me te medha presionet e individeve me paga te ulta ndaj punedhenesve te tyre qe te mos i deklarojne pagat qe u japin, pasi nuk duan qe ne fund te muajit te marrin me pak para ne perdorim.

DW: A mund ta konkretizoni me shembuj pagash te te tria niveleve: e ulet, e mesme dhe e larte, se cfare do te ndodhe me to pas aplikimit te takses se sheshte?

Gjergj Filipi: Nga menyra sesi funksionon legjislacioni i tatimit te te ardhurave nga pagat ne Shqiperi, nje page, le te themi prej 128.00 eurosh ne muaj, qe perben pagen minimale per ekonomine, do te tatohet pas vendimit te qeverise per taksen e sheshte me 2,88 euro me shume se me pare, cdo muaj. Nje page prej 320.00 eurosh ne muaj do te tatohet me 21.00 euro me shume cdo muaj. Nje individ i shtreses se mesme te Shqiperise ka keshtu per te shpenzuar ne treg 21 euro me pak, pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi. Ndersa nje individ me nje page te larte, me 1.200 euro ne muaj do te paguaje me pak tatime pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi dhe rreth 3,5 euro me pak tatim ne muaj. Pra, vendimi favorizon individet me paga te larta dhe penalizon individet me paga te ulta.

DW: Te kthehemi tekr ekonomia. Cilat do te jene pasojat e zbatimit te takses se sheshte?

Gjergj Filipi: Mendoj se pasojat e gjithe kesaj reforme ne ekonomi do te jene negative. Duke u lene ne fund te muajit me pak para individeve qe tatohen per pagat e tyre te ulta dhe te mesme, kemi ulur artificialisht kerkesen agregate ne treg , pasi jane keta individe qe do te blejne me pak mallra, eshte ky biznes qe do te shese me pak produkte per keta individe , qe do te kene me pak para ne dispozicion per te blere.

DW: Pra, ju thoni qe ndikimi i takses se sheshte ne ekonomi do te jete negativ, keni rezerva per rolin ne uljen e informalitetit dhe se fundi jeni isigurte qe do te thelloje hendekun mes te varferve dhe te pasurve ne Shqiperi, te paret do te varferohen edhe me tej, te dytet do te pasurohen edhe me tej.

Gjergj Filipi: Nga tre parametrat qe ju permendet jam i bindur per te tretin: prekin xhepat e te shtresave te varfera dhe te mesme dhe rrit pabarazine sociale ne Shqiperi. Nuk jam shume i bindur per ndikimin qe do te kete ne reduktimin er informalitetit. Shpresoj qe ne kete ceshtje ndikimet pozitive te jene me te shumta se ato negativet, pra te kemi me pak informalitet,. Dhe jam krejt skeptik per ndikimn ne ekonomi sepse nik kemi nje perllogaritje pse tatimi perben 10% te pages.. Ai nuk ka ardhur si rezultat i nje procesi te mirefillte llogaritjesh. Nga doli ky 10%? Duket sikur eshte vendosur pas nje loje kungulleshkash!! Pse 10% ? A ka ndonje individ nga ana e qeverise te sjelle argumenta bindese pse u vendos 10% dhe jo me shume ose me pak?

DW: Te varferit me tevarfer, te pasurit me te pasur, thoni ju, do te jete pasoja e zbatimit te taksen se sheshte. Por nderkohe qeveria eshte e angazhuar te coje perpara realizimin e objektivave te Mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara, ku ulja e varferise eshte nder me kryesoret. Shihni ndonje kontradikte ketu?..

Gjergj Filipi: Mendoj qe varferia nuk luftohet nepermjet skemes se taksave. Varferia luftohet permes skemave te tjera, atyre te mbeshtetjes se shtresave ne nevoje, por me siguri mund te them qe nderhyrja permes takses se sheshte, ne formen qe eshte deklaruar nga qeveria ditet e fundit do te jete nje nderhyrje qe do te pasuroje te pasurit dhe do te varferoje te varferit.