Terror në parajsë - Sërish sulme në Bali | FOKUS | DW | 02.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Terror në parajsë - Sërish sulme në Bali

Tri vjet pas sulmeve të tmerrshme me bombë në ishullin turisitik të Indonezisë, Bali, të shtunën terroristët goditën përsëri. Si pasojë e një serie sulmesh që ndodhën në të njëjtën kohë gjetën vdekjen shumë vetë dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Viktimat janë vendas dhe turistë. Vendi mysliman me popullsinë më të madhe në botë ka përpara sërish kohë të vështira.

Pamje nga Bali pas sulmit

Pamje nga Bali pas sulmit

Rrugët në Bali ishin plot gjallëri - restorantet ishin të mbushura plot e për plot. U deshën gati tri vjet për shërimin e plotë të plagëve të sulmit me bombë të tetorit 2002. Në këtë parajsë turitstike me pejzazhe të mrekullueshme ish rikthyer normaliteti për turistët. Ndërsa sot, kushdo që e ka parë skenën e aktit të fundit terrorist - është mëse i sigurtë se vala e shokut prej atentatit i tejkalon kufijtë e forcës së shperhtimit.

Gjatë muajve të fundit shpesh herë ka pasur paralajmërime për sulme të reja: lajme të tilla vinin herë nga Australia e herë nga SHBA. Edhe autoritetet indoneziane e njihnin rrezikun: dy malajzianë, ekspertë të piroteknikës dhe siç duket përgjegjës për disa sulme të tjera të kohëve të fundit, pavarësisht nga hetimet intensive, vazhdojnë të jenë në gjendje të lirë.

Megjithatë do të ishte mëse e gabuar, që të kritikosh autoritetet si të dështuara apo të hamendësosh, se në popullsinë myslimane ekziston ndonjë formë e tolerancës apo e mirëkuptimit për aktet terroriste. Përkundrazi, qysh pas rëzimit të dikatorit Suharto në vitin 1998 Indonezia është shndërruar në një vend demokratik dhe kozmopolit. Bali, kjo parajsë turistike simbolizon më mirë se çdo ishull tjetër prej mijëra syresh që ka Indonezia hapjen e shoqërisë në këtë vend.

Qendrat turistike në Bali janë ndërkombëtarizuar, janë liberalizuar dhe janë kthyer në qendra multikulturore, ashtu si edhe metrotë e Londrës, Nju Jorkut, apo Madridit. E pikërisht kjo e bën këtë vend të prekshëm për përdorusit e bombave dhe përkrahësit e tyre, që tashmë po veprojnë në nivel ndërkombëtar. Në një shoqëri të hapur dhe në një botë përfshirë nga rrjetet e globalizimit atentatorët mund të godasin në çdo kohë qoftë në Azi, në Evropë apo kudo gjetkë.

Një gjë e tillë tashmë dihet prej kohësh, megjithatë ende nuk ka një strategji ndërkombëtare kundër atentatorëve. Vendet e prekura në të ardhmen duhet të bashkëpunojnë, e jo vetëm në sektorin e luftës kundër terrorizmit. Indonezia ka nevojë për solidaritet dhe mbështetje, pikërisht tani.

Rritja e vrullshme e çmimit të naftës gjatë javëve të fundit e ka çuar këtë vend drejt një krize të rëndë. Një natë përpara sulmeve dhjetra mijëra njerëz demonstruan kundër rritjes së çmimit të benzinës të udhëzuar prej qeverisë. Deri vonë ky sektor ka qenë i subvencionuar në mënyrë masive prej qeverisë. Potenaciali i konfliktit në Indonezi është i lartë, kësaj i shtohen edhe dallimet masive mes të varfërve dhe të pasurve, si dhe korrupsioni që ka kapluar administratën dhe një sërë konfliktesh të tjera të pazgjidhrua në provincat e largëta.

Presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, Susilo Bambang Yudhoyono, i ka shpallur luftën të gjitha këtyre problemeve si dhe terrorizmit. Pikërisht për këto premtime ai dhe u zgjodh nga shumica dërmuese e popullsisë. Ai ka bërë shumë hapa në drejtimin e duhur, por ende nuk ka avancuar sa duhet. Pas sulmeve të reja rënia e turizmit që është një burim i rëndësishëm për valutën në vend mund ta dobësojë pozicionin e tij. Nëse në një sfond të tillë kundërshtarët antidemokratikë do të fitojnë epërsi, pasoja do të ishte shumë më e rëndë se një sulm terrorist. Sinteza e Indonezisë për demokracinë në një vend mysliman shërben si model. Dhe kjo është një arësye e mjaftueshme për mbështetjen ndërkombëtare - jo vetëm në fushën e hetimeve kundër njerëzve të bombave.

  • Data 02.10.2005
  • Autor Koment nga Sybile Golte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiT
  • Data 02.10.2005
  • Autor Koment nga Sybile Golte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiT