Takimi Bush Shrëder në Uashington | FOKUS | DW | 27.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Takimi Bush Shrëder në Uashington

Kancelari Gerhard Shrëder zhvilloi bisedime me presidentin e SHBA, Xhorxh Bush në Uashington. Vëmendja u përqëndrua tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Iran, ku president i ri është konservatori Mahmud Ahmadinexhad. Të dy politikanët biseduan edhe mbi reformën e planifikuar në OKB si dhe për dëshirën e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

Gerhard Shrëder dhe Xhorxh Bush në shtëpinë e bardhë

Gerhard Shrëder dhe Xhorxh Bush në shtëpinë e bardhë

"Ne nuk refuzojmë asnjë kërkesë të ndonjë vendi për antarësi në Këshillin e Sigurimit". Kështu u përgjigj presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit në shtëpinë e bardhë, pas takimit dy orësh me kancelarin Gerhard Shrëder. Në qendër të vëmendjes së të dy politikanëve, dhe të gazetarëve më pas, ishte reforma në OKB dhe kërkesa e katë rvendeve pretendente për antarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit: Gjermanisë, Japonisë, Brazilit dhe Indisë. Lidhur me këtë Bush theksoi: "Ne jemi të një mendimi sa i përket nevojës për reformimin e Këshillit të Sigurimit. Por edhe vetë OKB-ja ka nevojë për një refomrë gjithëpërfshirëse. Duhet reformuar mënyra e menaxhimit të kësaj organiazte, duhet reformuar komisioni i të drejtave të njeriut. Por e theksoj edhe një herë që ne nuk refuzojmë asnjë kërkesë të ndonjë vendi për antarësim në forumin më të lartë të OKB-së", tha Bush. Megjithatë deri tani SHBA ende nuk e kanë përcaktuar qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje.

Kancelari Gerhard Shrëder nga ana e tij konfirmoi deklaratën e Bushit: "Jemi dakord për sa i përket realizimit të reformës. Kjo do të bëhet nën moton: fillimisht reforma dhe më pas do të shqyrtohet çështja e vendeve kandidate. Ndoshta pikëpamje të ndryhme ka sa i përket ritmit me të cilin duhet të realizohet kjo reformë. Ne jemi për një realizim sa më të shpejtë të saj. Siç e theksova, unë e pranoj atë që tha edhe presidenti, se nga ana e tij nuk ka opozitë kundër Gjermanisë", u shpreh Shrëder.

Në rendin e ditës të bisedimeve Shrëder Bush ishte edhe Irani, programi bërthamor i tij dhe bisedimet me BE-në për garancitë e përdorimit për qëllime paqësore të këtij programi. Shqetësues për Perëndimin është zgjedhja e presidentit të ri në Iran, konservatorit islamik, Mahmud Ahmedinexhad. Duke iu referuar bisedimeve me Teheranin që në emër të BE-së realizohen nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, Bush theksoi: "Mesazhi im është: që bashkw me kancelarin të vazhdojmë punën e nisur me Britaninë e Madhe dhe Francën. Gjermania duhet të dërgojë një mesazh të qartë dhe unik: në asnjë mënyrë nuk pranohet prodhimi i armëve bërthamore. Gjithashtu nuk pranohet as procesi që do ta aftësonte Iranin të prodhojë armë të tilla."

Të njëjtën gjë ritheksoi edhe Shrëder: "Jam dakord sa i përket këtij mesazhi. Ai do të mbetet i tillë ashtu siç edhe ka qenë gjithmonë. Presidenti i sapozgjedhur në Iran ka bërë të qartë, se ai dëshiron vazhdimin e bisedimeve dhe ato do të vazhdojnë".

Pak para takimit me Bushin, Shrëderi deklaroi papritur se askush nuk mund ta ndalojë Iranin të përdorë energjinë atomike për qëllime paqësore. Por sipa stij Perëndimit i nevojiten garanci se Irani nuk do të ndërtojë bomba atomike.

  • Data 27.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkI
  • Data 27.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkI