Slavenka Drakuliç: Çështja e minoritetit serb do të jetë një testim i madh për Kosovën | Ballkani | DW | 03.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Slavenka Drakuliç: Çështja e minoritetit serb do të jetë një testim i madh për Kosovën

Intervistë me shkrimtaren e njohur dhe eseisten kroate, eksperte për çështjet e Ballkanit, Slavenka Drakulic, nderuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare, së fundi me Çmimin Ndërkombëtar të panairit të Lajpcigut për Mirëkuptimin mes popujve.

Slavenka Drakuliç

Slavenka Drakuliç

Zonja Drakuliç, ju jeni autorja e librit aq të njohur "Askush nuk ishte aty, krimet e luftës në Ballkan para gjyqit" tashmë i përkthyer në 13 gjuhë, në të cilin ju shkruani përshtypjet tuaja në gjatë proceseve të zhvilluara në Hagë kundër të akuzuarve për krime lufte, procese që ju vetë i ndoqët nga afër. Ju keni qenë vetë në sallën e gjyqit edhe në sancat gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviçit. Si ndjehej ajo në sallë kur i shihte nga afër kriminelë të akuzuar për masakra në Ballkan, Drakuliç shprehet: Vetë lufta si e tillë është një gjë e tmerrshme. Por po qe se jeni edhe i pafat dhe përjetoni vetë çdo gjë, atëherë ju kujtoni gjithmonë. Kjo është e tmerrshme sepse ju gjithmonë ktheni kokën pas tek këto kujtime.

Nga njëra anë ju jeni e etur të shihni kush janë vërtet këta njerëz, kush janë ata që janë akuzuar për krime lufte, por nga nga ana tjetër, je i tronditur dhe i lodhur nga e gjitha kjo, sepse ju si person dhe shkrimtar paguani çmimin për këtë. Më duhet të them se ishte e vështirë, të shikoje këta njerëz, që janë kaq pranë jush, direkt pas xhamit në një sallë që është e gjithashtu e vogël. I shikon ata pa ndërprerje, si ulen, se çfarë pamje kanë, dhe e kupton se ata duken thjesht si individë të zakonshëm, janë shoferë taksish, mësues, mjekë, punëtorë, ose ushtarë profesionistë, por ata janë të gjithë si ju dhe unë. Më besoni ka një ndryshim nëse i shikon ata drejtpërdrejt, apo i thjesht i përfytyron dhe i mendon si persona abstraktë. Kjo të sjell kaq pranë idenë e zgjimit të së keqes tek njeriu. Opinioni im pas hulumtimeve dhe shkrimeve mbi këtë temë është, në të vërtetë diçka e tmerrshme, por të gjithë ne, qeniet njerëzore e kemi një potencial të tillë, për të dyja si për të mirën ashtu edhe të keqen. Dhe për më tepër. Ne nuk kemi dëshirë ta degjojmë një gjë të tillë.

Nëse ka ndjekur edhe seancat gjyqësore të zhvilluara ndaj të akuzuarve shqiptarë, në Hagë shkoi për shembull, madje u përballua vetë me akuzën edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Drakuliç thotë: Nuk i kam ndjekur direkt, por mund të them se ajo që bëri Ramush Haradinaj ishte e guximshme, që shkoi vetë në Hagë. Ishte një shembull se si duhet të veprojë dikush në një rast të tillë. Në rast se ju duhet të mbroni vetveten, atëherë duhet të dilni përballë gjyqit dhe mbrojeni veten, është qëndrimi i duhur, në ndryshim nga Mlladiç apo Karaxhiç, apo i akuzuari kroat për krime lufte Ante Gotovina, që u kap pas katër -pesë vjet arrati.

Negociatat e statusit që po zhvillohen këtë vit po rikonfirmojnë edhe njëherë të dy frontet. Shqiptarët kanë si opcion vetëm pavarësinë, ndërkohë që ky është i vetmi opcion që serbët nuk e pranojnë? Nëse do të mund të mbylleshin negociatat këtë vit, Drakuliç: Mua më duket se është thjesht çështje kohe dhe mënyre, se kur dhe si Kosova do të jetë e pavarur. Nuk mendoj se kjo çështje do të marrë fund me ndonjë zgjidhje tjetër. Ndërsa fakti që askush gati nuk Serbi nuk është i përgatitur për ta diskutuar nuk është ndonjë çudi me qeverinë që është atje aktualisht. Këto janë veçse pozicionet ekstreme fillestare në negociata. Por ju e dini se politika është arti i së mundshmes, kështu të dyja palët janë të detyruar të vazhdojnë ulen dhe negociojnë më tej për një zgjidhje, por çështja është kur dhe si do të jetë përfundimi.

Zëra të ndryshëm e kundërshtojnë pavarësimin e Kosovës duke argumentuar me atë se një shtet i ri do të rindizte konfliktet në Ballkan. Lidhur me ate nese një Kosovë e pavarur do ta qetësojë Ballkanin, Drakuliç shprehet: Ju e dini kjo teoria e fuçisë së barutit ekziston për një kohë të gjatë. Sigurisht në një situatë të tillë eksplozimi është gjithmonë i mundur. Por unë mendoj se njerëzit në Ballkan janë të lodhur nga lufta dhe konfliktet dhe mendoj se çështja do të zgjidhet vetëm nga negociata.

Për mua paradoksi në Ballkan qëndron diku tjetër. Madje një paradoks i madh, mendoj unë. Secili nga këto vende ka dëshiruar dhe dëshiron pavarësinë, për shembull edhe Kosova të ndërtojë shtetin kombëtar, Kroacia e dëshironte këtë, Sllovenia, etj. Tanimë, brenda një të ardhmeje të kapshme, në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme, të gjithë këto vende, do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ata do të duhet të heqin dorë, të japin pjesë nga ajo lloj pavarësie, për të cilën ata luftuan. Pjesë pushteti. Ndoshta këto vende nuk do të përfundojnë në një federatë, por do të bëhen pjesë e një komuniteti më të madh, ku ata do të jenë pjesërisht të varur. Ky është një paradoks i atjeshëm, të ndërtosh shtetin nacional, dhe pastaj të përfundosh si pjesë e Bashkimit Evropian më duket absurde. Po me sa duket ky është ligj kështu funksionon. Kjo është marrëveshja, në rast se këto vende duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Kosova po përpiqet aktualisht të ndikojë sa më shumë në përmirësimin e gjendjes së minoriteteve në vend, që është edhe një nga standartet e vëna nga ndërkombëtarët, por megjithatë ende nuk mund të flitet për një mirëbesim mes palës shqiptare dhe serbe, Drakuliç: Duhet provuar, statusi i minoriteti serb në Kosovë do të tregojë se sa e civilizuar dhe demokratike është Kosova, ky do të jetë një test i madh për Kosovën. Se si do të shkojë këtë do ta tregojë koha. Po ky test është në çdo shoqëri ku ka minoritete.

Ballkani përballohet me ngjarje të mëdha këto kohë, sidomos këtë vit. Pavarësimi i Malit të Zi, negociatat e statusit në Kosovë, vdekja e Millosheviçit, kërkimi i Mlladiçit dhe kushtet që BE-ja i ka vënë Serbisë. Veçse të gjitha këto po ndodhin në një kohë kur në vendet e Ballkanit ende nuk është hapur debati i madh publik për konfrontimin me të shkuarën, zbardhjen e së shkuarës dhe përballimin e vërtetë me të. Nëse vendet e Ballkanit po humbasin e lenë në harresë qëllimshëm një pjesë të së shkuarës së tyre, Slavenka Drakuliç: Nuk është shumë larg koha kur studentët e fakultetit juridik në Serbi e mblodhen dhe deklaruan, pikërisht në kohën e dhjetëvjetorit të Srebrenicës, se masakra e Srebrenicës nuk ka ndodhur. Kjo thotë shumë. Këta janë njerëz që nuk janë të aftë të përballojnë të vërtetën. Kjo është e tmerrshme. E shkuara madje një barrë e tmerrshme. Nuk është e lehtë. Nuk po them se kroatët, bosnjakët janë të sukseshëm në këtë pikë. Kështu në Serbi ka shumë për t'u zbardhur dhe konfrontaur me të shkuarën, por kjo varet edhe nga ajo se kush është në pushtet, dhe se si vlerësojnë këto tema.

Por se cilët faktorë mund të ndikonin që të fillonte vërtet procesi përballimit me të shkuarën dhe marrja e përgjegjësisë, për shembull në Serbi, Drakuliç vëren: Në këtë vend duhet të bëhet konfrontimi të më të dyja temat e së shkuarës, përgjegjësinë dhe fajin. E dini, duke sjellë ndër mend Luftën e II Botërore, këto tema do të vazhdojnë për sa kohë që njerëzit që morën pjesë në to jetojnë, ne akoma diksutojmë për luftën e II. Kështu që kjo histori do të zgjasë, por sa më shpejt më mirë. Por problemi është se njerëzit që morën pjesë në luftë, në Serbi, Kroaci, Bosnjë, këta njerëz janë ende në pushtet. Dhe ata vetë nuk do të përballojnë me dëshirë të shkuarën, sepse ata kanë shumë për të fshehur, për vetveten. Por le të marrim Gjermaninë. Gjermania qe e detyruar të bënte konfrontimin me të shkuarën.

Dihet ky është shumë proces i vështirë, ky. Të thuash po kam përgjegjësi, po jam fajtor. Duhet ta kuptojmë këtë. Mendoj se duhet të ketë presion edhe nga jashtë, nga instituconet e BE-së, por edhe nga brenda, nga njerëzit që mendojnë ndryshe.

  • Data 03.10.2006
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc9
  • Data 03.10.2006
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc9
Reklamë