Siguria e kufijve të BE-së - Fratini prezanton planet për kontrollet kufitare
13 Shkurt 2008Reklamë
Në luftë kundër emigrimit ilegal Bashkimi Evropian dëshiron të aplikojë armë të reja. Për të ashpërsuar dhe përmirësuar kontrollet planifikohet pajisja elektronike sistemeve të mbrojtjes kufitare.
Do të instalohet një sistem për hyrje-daljet, i cili do të përmbaj të dhënat e secilit, që nga një shtet i tretë udhëton për në Bashkimin Evropian. Eshtë parashikuar regjistrimi i shenjave të gishtërinjëve dhe të dhënat biometrike. Dhe në fund së bashku me të dhënat e personit do të ruhet në formë elektronike, ku do të theksohte edhe kohëzgjatja e vizës së udhëtarit. Dhe këto të dhëna pastaj do të shkëmbehen nga 1800 pikëkalimet kufitare të Bashkimit Evropian.
Fratini: duhet të jemi më rigoroz për sigurinë e qytetarëve të BE-së
Ky sistem i ri elektronik është pjesa thelbësore e pakos së masave të mbrojtjes kufitare, që u prezantua nga Komisioneri përgjegjës i Bashkimit Evropian, Franko Fratini. 'Ne duhet të jemi më rigoroz kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të BE-së dhe të kujdesemi që njerëzit e nderuar, të cilët vijnë në Bashkimin Evropian t'i shijojnë përparësitë e bujarisë'. Sistemi i ri elektronik për hyrje-daljet e qytetarëve të huaj në BE lehtëson edhe procedrën e hetimit të atyre, që pas skadimit të vizës nuk janë larguar nga Bashkimi Evropian por vazhdojnë të qëndrojnë në ilegalitet dhe punojnë pa dokumenta. Sipas të dhënave të BE-së vetëm në vitin 2006 në vendet antare janë arrestuar rreth gjysëm milioni njerëz. Në Bruksel mendohet se kjo shifër duhet të jetë shumë më e madhe. Megjithatë deri tani migrantët ilegalë janë kapur vetëm gjatë kontrollebe rutinë. Me sistemin e ri elektronik përgjegjësitë në selinë qendrore të BE-së premtojnë një kuotë më të lartë të suksesit gjatë ndjekjes së personave ilegalë. Fratini: 'Ky është një projekt shumë ambicioz. Ne provojmë të fusim në përdorim teknologjinë më të re për të penguar udhëtimin e kriminelëve dhe personave të dyshimtë'. Dy elemente të tjera të strategjisë së re për mbrojtjen kufitare janë zgjerimi i agjensisë evropiane për mbrojtjen kufitare 'Frontex' si dhe instalimi i një sistem të ri vëzhgues satelitor me emrin 'Eurosur'. Ky sistem pritet të instalohet para së gjithash në kufinjët jugor dhe lindor të BE-së.
Reklamë