Sarkozi vjen në Gjermani | Evropa | DW | 16.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarkozi vjen në Gjermani

Vizitën e parë zyrtare si president i Francës Nikola Sarkozi do ta bëjë në Gjermani. Kjo tregon se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet gjermano-franceze si qeliza bazë e Evropës

Presidenti i ri francez, Nicolas Sarkozy

Presidenti i ri francez, Nicolas Sarkozy


Në ç'drejtim do të shkojnë marrëdhëniet gjermano-fracneze nën drejtimin e sarkozise dhe ç'vlerë ka Evropa në politikën franceze.

Nicolas Sarkozy nuk është aq galant sa paraardhësi i tij, pra Angela Merkel nuk ka pse të presë që Sarkozi t'i puthë dorën, sikurse Fransua Miterani. Sarkozi është më tepër një njeri aktiv që u hyn gjërave me themel. Deri tani ai nuk ka qenë as ndonjë ekspert i madh sa u përket marrëdhënieve me Gjermaninë.

'Sarkozy nuk e njeh mirë Gjermaninë, ai nuk ka ndonjë lidhje personale me Gjermaninë. Por nga historia kemi parë se edhe ndonjë politikan që nuk ka pasur ndonjë preferencë të veçantë për marrëdhëniet gjermano-franceze sapo ka filluar nga detyra në pallatin Elysée kane filluar të punojnë në këtë drejtim. Thekson politologia Sylvie Goulard.

Sa i përket Evropës, Sarkozi theksoi menjëherë pas zgjedhjes: “Gjatë gjithë jetës sime unë kam qenë Evropian. Dhe besoj me forcë tek konstrukti evropian. Franca iu kthye sot Evropës."

Në fjalimet e veta Sarkozy ka bërë vetëm rrallë fjalë për aksin gjermano-francez në Evropë. Syte e tij janë të drejtuara më tepër drejt SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.
Sarkozy eshte kategorisht kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. Po ashtu ai e ka kritikuar vazhdimisht Bankën qëndrore Evropiane. Gjithsesi sa i përket kushtetutës evropiane ai është pragmatik. Në këtë pikë ai nuk ka ndër mend që të organizojë sërish një referendum, por të miratojë prej parlamentit një si lloj mini-marrëveshje për Kushtetutën.

Sylvie Goulard mendon se ky është një hap i mirë: 'Kjo është zgjedhja më e arsyeshme, ajo nuk është shumë sexy sepse nuk u përgjigjet përpjekjeve për demokratizimin e BE-së, por ne gjendemi përpara një gjendjeje emergjence dhe mua më duket një hap i guximshëm që Sarkozi është i gatshëm t'u thotë francezëve, se s'do të ketë sërish një referendum si në vitin 2005! Ai thekson se kjo minimarrëveshje nuk do të jetë zgjidhja përfundimtare, por të paktën do të ofrojë mundësinë për të dalë nga qorrsokaku."

Sipas mendimit të politologes franceze ky është një hap i parë për të dalë prej bllokadës që i bëhet kushtetutës së përbashkët të BE-së, por njëkohësisht edhe në interes të vetë Sarkozisë që të mos ketë të bëjë më me barrën e pasojave të referendumit të vitit 2005.

  • Data 16.05.2007
  • Autor Angela Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar85
  • Data 16.05.2007
  • Autor Angela Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar85