Sailer fiton titullin në 100 metërsh
30 Korrik 2010Reklamë
Verena Sailer është kampionia e re e Evropës në 100 metërsh. Në Kampionatin Evropian të Atletikës së lehtë në Barcelonë, ajo triumfoi me kohën 11,10 sekonda ndaj dy francezeve Veronique Mang dhe Myriam Soumare. Sailer u shpreh tejet e emocionuar pas fitores së saj sensacionale: "Është fantastike, fantastike, nuk mund ta besoj. Ne ia dolëm mbanë, traineri im, fizioterapeutja ime dhe unë, ne ia dolëm mbanë."
Në hedhjen e shtizës për femra u shënua madje një fitore e dyfishtë gjermane. Linda Stahl nga Leverkuseni me rekord të ri personal trimfoi ndaj gjermanes tjetër Christine Obergföll nga Offenburgu dhe kampiones çeke të lojërave olimpike Barbara Spotakova.
Autor: sid/dpa/Eliana Xhani
Redaktoi: Auron Dodi