1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti rezolutë e re pë Iranin?

Ulrich Pick23 Dhjetor 2006

Pas debateve disajavore mes 5 shteteve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, mbi programin bërthamor të Iranit, duket sikur sanksionet ndaj Teheranit zyrtar do të bëhen të mundshme në të ardhmen e afërt. Pra nuk është për t´u çuditur, që Teherani i ka sytë tani vetëm drejt Nju Jorkut.

https://p.dw.com/p/Aqne

Edhe kur presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad deklaron gjëra nga më të çuditshmet duke bërtitur, në Iran po rritet frika ndaj një rezolute të mundshme të OKB-së. Republika Islamike dëshmoi javën e kaluar vullnetin për paqe duke dorëzuar pranë Agjensisë për Energjinë Bërthamore IAEA në Vienë, dy dokumente mbi përdorimin e lëndës së uranit në vend. Ministri i brendshëm iranian Manuchehr Mottaki nguk këmbë më intensivisht se zakonisht se vendi i tij është i gatshëm për bisedime, por pa hequr dorë nga programi i tij bërthamor, ashtu siç kërkon shumica e vendeve të bashkësisë ndërkombëtare

Iranianët janë të shqetësuar mbi të gjitha për dy pika: E para koncesionet ndaj Moskës që përmenden në tekstin e rezolutës së OKB-së. Deri tani iranianët besonin se Rusia, e cila ka vetë interes në bizneset atomike iraniane, do të votonte kundër kësaj rezolute. Por nuk do të jetë ashtu. Përveç kësaj, iranianët kanë filluar të dyshojnë edhe mbi Kinën, e cila nuk e kundërshtoi rezolutën e OKB-së, ndonëse nënshkroi të enjten e kaluar me Iranin një marrëveshje për gaz natyror prej 16 miliardë dollarësh. Mesa duket Kina bën ndajre të qarta mes biznesit dhe programit bërthamor.

Pika tjetër që e shqetëson Teheranin zyrtar dhe në fakt të gjithë vendin, është frika se nuk të huajt nuk do të investojnë më aty. Sepse falë rezolutës së OKB-së, kapitali i huaj do të largohet edhe më shpejt nga Irani, sepse sekotri ekonomik do të ndodhet nën presion. Që prej marrjes së postit të presidentit nga Mahmund Ahmadinexhad, shumica e investorëve te huaj janë larguar së bashku me paratë e tyre nga Irani. Nga ana tjetër, megjithëse qeveria e Teheranit përfiton pafund nga biznesi me naftën, duket sikur politika eadikale subvencionale e Ahmadinexhadit, po e ndikon në mënyrë negative këtë biznes kaq të fuqishëm. Shteti ka vendosur gjithnjë e më shumë rroga minimale, gjë që ka shkaktuar ekonominë lokale, që të nxjerrë nga puna gjithnjë e më shumë njerëz. Përveç kësaj inflacioni në vend po rritet me hapa aq të shpejtë, sa përpara 2 javësh, ndodhi një protestë masive, sepse çmimi i bukës u rrit në 15%. Por meqënëse përpara 2 javësh po zhvilloheshin zgjedhje komunale, çmimi i bukës u ul sërish.

Pra duket sikur Republika e Iranit ka shumë nevojë për investime të huaja. Por rezoluta e OKB-së është një sinjal i qartë se ky vend nuk është i besueshëm.