1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së bashku për rindërtimin - Kancelari Shrëder propozon binjakëzim shtetesh, qytetesh dhe komunash për rindërtimin e vendeve të Azisë

Rolf Venkel4 Janar 2005

Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Shrëder, në fjalën e tij të përshëndetjes me rastin e vitit të ri propozi kirjimin e partneriteteve midis vendeve të pasura për të ndihmuar rajonet e Azisë të shkatërruara nga tërmeti. Këtë model Shrëder do t´ia propozojë edhe BE-së.

https://p.dw.com/p/Ar53
Të mbijetuarit në Indi kthehen në vendet e tyre
Të mbijetuarit në Indi kthehen në vendet e tyreFotografi: AP

Në fjalimin e tij të vitit të ri Shrëder, theksoi: "Të gjitha vendet e pasura duhet të krijojnë marrëveshje binjakëzimi për të marrë përsipër rindërtimin e rajoneve të caktuara. Unë mendoj, që secili nga vendet e mëdha të industrializuara duhet ta ndjejë veten përgjegjës për një rajon. Edhe Gjermania duhet të mbulojë një rajon të caktuar, një qytetet gjerman nga binjakëzimi me një qytet të shkatërruar aziatik duhet të ndihmojë në rindërtimin e tij, e po kështu edhe fashtrat. Në këtë mënyrë ndihma do të jetë mjaft konkrete", theksoi Shrëder.

Iniciativa e kancelarit ka pasur jehonë pozitive. Gatishmëria për donacione është në rritje, kur përdorimi i tyre nuk mbetet anonim. Krijimi i binjakëzimeve për ndihmën ka si avantazh që ndihma nuk mbetet si një veprim i izoluar, por ajo është e vazhdueshme dhe afatgjatë. Kryeministri i landit të Rheinlandplafcit, Kurt Bek, e konsideron këtë iniciativë të Shrëderit si një ide të drejtë, për mbështetjen afatgjatë dhe përmirësimin e strukturave. Edhe presidentja e këshillit të qyteteve, Petra Rot tha, se organizata e saj do të anagzhohet në mënyrë aktive për vënien në jetë të kësaj iniciative. Qysh tani ka nisur puna për të gjetur mundësitë konkrete të zbatimit të kësaj iniciative.

I pari qytet në Gjermani që përqafoi iniciativën e Shrëderit
është Boni, ish-kryeqyteti i federatës. Në bahskëpunim me seksionin gjerman të Ndihmës Ndërkombëtare për Urinë nën moton "Boni ndihmon" është marrë përsipër të ndihmohet në rindërtimin e rajonit të Çadallores në Juglindje të Indisë. Zëdhënësja e organizatës "Ndihma për urinë", Marion Aberle i tha DW: "Në rajonin Çadallore me kryeqytetin me të njëjtin emër ne po ndihmojmë 1991 familje viktimash, janë rreth 12.000 njerëz, shumica e tyre peshkatarë që kanë humbur ekzistencën e tyre. Ne po u ndihmojmë që ata të rimëkëmben pas kësaj katatsrofe. Ndihma afatgjatë do të jetë dërgimi varkave, rrjetave të peshkimit, si dhe ndihmë për rindërtimin e shtëpive."

Ministrat e zhvillimit të vendeve të BE-së më 7 janar në Bruksel do të konsultohen për rindërtimin e rajoneve të katatsrofës, për krijimin e sistemeve të paralajmërimit si dhe për koordinimin e ndihmave. Në këtë takim do të shqyrtohet edhe propozimi i kancelarit Shrëder që thekson: "Qeveria federale do t´ia propozojë strategjinë e partneriteteve edhe miqve në BE. Çdo vend i kontinetit tonë të pasur mund të marrë përgjegjësi mbi vete dhe mund ta dëshmojë këtë me ndihma konkrete humanitare."