1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rizgjohet zejtaria dhe artizanati në Gjirokastër

Odise Kote21 Maj 2007

Ligjërimi ynë për mrekullinë e traditës së zejtarisë që ofron Gjirokastra e UNESCO-s fton vizitorët nga e gjithë bota të shijojnë e pse jo të vlerësojnë edhe një nga trashëgimitë kulturore të gjenisë popullore shqiptare, si shenjë dalluese e identitetit kombëtar shqiptar

https://p.dw.com/p/ArVP
Logo e UNESCO-s
Logo e UNESCO-s

Gjirokastra është një qytet që ka fillimet në shekujt e 3 ose të 4 para erës së re dhe e ngritur në pesë kodra gjigande me një kështjellë si një titanik vrojton krejt udhëkryqet e ballkanit jugor. Zejtaria është një nga mjeshtëritë e trashëguara brez pas brezi
e njëherësh trashëgimia më autentike e qytetit,"Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore" në UNESCO.

Kjo trashëgimi ka nisur të rizgjohet dy vitet e fundit duke u vënë tërësisht në funksion të turizmit. Fjala zejtari këtu në Gjirokastër nënkupton punime artistike të realizuara me një mjeshtëri të rrallë e që për nga vlerat e tyre janë të pashoqe. Rrënjët e kësaj
mjeshtërie shtrihen në shekuj, por sipas drejtores së muzeumeve Teuta Kallajxhi shkëlqimin e plotë Pazari karakteristik e kishte në vitet 20 të shekullit të
kaluar.
Në Gjirokastër, ka një kult që është gati pagan, një marrëdhënie gati njerëzore mes gurit e drurit. Krejt qyteti historik e muzeal zotërohet nga mjeshtëria e ndërtimit gur e dru. Punimet me gur e dru janë të pashoqe në krejt Ballkanin jugor.


Në Pazarin Karakteristik të rindërtuar gati katërqindvjeçar, gjenden gjurmët e një tradite të punimit të leshit, të qindizmave, të sizhadeve por edhe të hekurit e të rozetave prej druri. Në këtë Pazar po kultivohet edhe një nga zejet e hershme të
qytetit, kafja e gurit.

Për ti dhënë hov zhvillimit të zejeve e punimeve artizanale në Gjirokastër është krijuar edhe një forum. Në këtë nismë është bashkuar edhe Fondacioni Pachart që synon ta promovojë trashëgiminë e zejeve dhe artizanëve. Dy shitore karakteristike do të celen në Pazar për t]ju dhënë mundësi artizanëve të ekspozojnë prodhimet e tyre e që natyrisht do ti shohë menjëherë syri vizitorit vendas e të huaj.

Ky reportazh për mrekullinë e traditës së zejtarisë që ofron Gjirokastra e UNESCO-s fton vizitorët nga e gjithë bota të shijojnë e pse jo të vlerësojnë edhe një nga trashëgimitë kulturore të gjenisë popullore shqiptare, si shenjë dalluese e identitetit kombëtar shqiptar.