Reformatorët bojkotojnë zgjedhjet në Iran | Bota | DW | 06.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Reformatorët bojkotojnë zgjedhjet në Iran

Me 20 shkurt pritet që në Iran të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, por që tani është e qartë se në përgatitjen e tyre ka tepër parregullësi. Blloku reformator ka kërcënuar me bojkotimin e tyre për shkak të eliminimit nga listat e kandidatëve të një numri të madh kandidatësh të tyre. Në shenjë proteste deri tani kanë dhënë dorëheqje 125 deputetë reformatorë të cilët kanë nisur edhe grevë urie. Presidenti i vendit ende nuk ka marrë ndonjë qëndrim të prerë për këto zhvillime.

Pjesa më e madhe e bllokut reformator në Iran do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen brenda dy javësh. Duket se kanë dështuar edhe përpjekjet e fundit për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Deputeti Ansadirat shanë duke thënë se duket që parlamenti nuk do të zgjidhet por do të emrohet. Ai është një prej 125 deputetëve reformator të cilët në shenjë proteste kanë dhënë dorëheqje para disa ditësh.
Udhëheqësi shpirtëror i Iranit Chamenei të mërkurën ka bërë edhe një përpjekje për ndërmjetësim dhe zgjidhjen e cështjeve kontestuese, që kanë të bëjnë me mënyrën dhe kushtet e kandidimit për zgjedhjet parlamentare. Këshilli konzervator i zgjedhjeve ka emruar një komision prej 12 përsonash, i cili cdo të tretin kandidat ka përjashtuar si jo islamik. Ndër këta kandidatë ishin me dhjetëra deputetë të tanishëm, nënkryetari i parlamentit dhe kryetari i partisë më të madhe reformatore, vëllau i presidentit të shtetit. Të përjashtuarit kanë filluar para tri javësh një grevë urie. Guvernatorët dhe ministrat kanë kërcënuar me dorëheqje, ndërsa partia më e madhe reformatore me bojkotimin e zgjedhjeve. Prandaj, udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Chamenei, i cili është mbi të gjitha institucionet e vendit, disa herë ka intervenuar me kërkesë për rishikimin e këtyre vendimeve. Të mërkurën, Ministria e shërbimit sekret e udhëhequr nga partia reformatore, ka paraqitur një listë prej 600 përsonash si kandidatë të mundëshëm. Këshilli ka pranuar kandidaturat vetëm të 51 prej tyre. Vëllau i presidentit Mohamed Reza Chatami thotë se në mesin e tyre nuk janë as 10 deputetë. Në këtë mënyrë dështuan të gjitha përpjekjet për një ndërmjetësim. Vëllau i presidentit kumtoi se partia e tij do të bojkotojë zgjedhjet. Për bojkot kanë bërë thirrje edhe organizatat e studentëve, ndërsa udhëheqësi shpirtëror është deklaruar për shtyrjen e zgjedhjeve dhe përgatitjen më të mirë të tyre. Ai ka kërcënuar se secili që jep dorëheqje duhet të mbajë përgjegjësinë. Për zgjedhjet e 20 shkurtit kanë mbetur vetëm 2000 kandidatë, pra cdo i treti. Reformatorët thonë se vetëm në gjysmën e qarqeve ekzistojnë kundërkandidatë, ndërsa në gjysmën tjetër është vetëm nga nja kandidat konzervator.
Ende nuk është i qartë deri në fund pozicioni i presidentit Chatami. Mandati i tij zgjat deri në vitin e ardhëshëm, por disa herë është ankuar për lodhje nga puna në këtë post. Ai ka premtuar se nuk do të pranojë asnjë komision të njëanëshëm të konzervatorëve. Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet do të mbahen por pa pjesëmarrjen e masive të qytetarëve të zhgënjyer. Në këto kushte fitorja e konzevatorëve duket e sigurt.
  • Data 06.02.2004
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU9
  • Data 06.02.2004
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU9
Reklamë