Reagime pozitive në Prishtinë pas vendimit të Hagës | Politika | DW | 01.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Reagime pozitive në Prishtinë pas vendimit të Hagës

Lirimi i Fatmir Limajt dhe Isak Musliut konsiderohet në Prishtinë si ngadhnjim i drejtësisë

default

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës vlerësojnë, se vendimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut është ngadhnjim i drejtësisë dhe luftës së drejtë të UÇK-së. Lajmi në Prishtinë është pritur më gëzim të madh dhe një lehtësim, ndërsa, qytetarë të shumtë kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit duke shprehur kështu gëzimin e tyre. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, thotë se me vendimin për lirimin e Fatmir Limajt, ngadhnjeu drejtësia ndërkombëtare .

Vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e Famir Limajt dhe Isak Musliut e ka mirëpritur edhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Gjykimi në Tribunalin e Hagës vërteton drejtësinë e luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës kundër okupimit serb, drejtësinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe besueshmërinë në drejtësinë ndërkombëtare dhe në Tribunalin e Hagës, thotë presidenti Rugova. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ndërkohë, thotë se vendimi i Tribunalit është edhe një dëshmi se Fatmiri dhe bashkëluftëtarët e tij kanë pasur vetëm një qëllim në jetë luftën për lirinë e Kosovës. Kryeministri shpreh besimin, se edhe disa përfundime tjera që ka sjellë Tribunali në lidhje me luftën e UÇK-së, nuk janë të dëshmuara plotësisht. Lufta për liri nuk mund të barazohet me krime dhe kjo luftë e UÇK-së, është dëshmuar të jetë luftë çlirimtare për një Kosovë demokratike të pavarur e të lirë për të gjithë qytetarët e saj. Fatmir Limaj, pritet të kthehet sot në Kosovë, ndërsa njëri nga udhëheqësit e opozitës Veton Surroi, shpreson se zoti Limaj do t'i kthehet jetës institucionale.

Qytetarë të shumtë në të gjitha qytetet e Kosovës iu kanë gëzuar lajmit për lirimin e Fatmir Limajt,ndërsa, në qytezën e Malishevës në vendlindjen e Fatmirit dhe në Prishtinë deri në orët e vona të mbrëmjes ata kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit.


  • Data 01.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsC
  • Data 01.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsC