Qytete në zvogëlim | Gjermania | DW | 30.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qytete në zvogëlim

Perfundoi projekti trevjeçar kundër braktisjes së qyteteve

Ekspozita Qytete në zvogëlim

Ekspozita "Qytete në zvogëlim"

Një fenomen që njihet në shumë vende të botës. Nga njëra anë: shtimi i numrit të popullsisë nëpër metropole, të cilat gati sa s'po pëlcasin, ndërsa në anën tjetër shumë qytete zvogëlohen nga popullsia që largohet. Në Gjermani ky fenomen vihet re sidomos në pjesën lindore. Për t'iu kundërvënë kësaj tendence, në vitin 2002 qeveria gjermane nisi projektin me titullin "Qytete në zvogëlim".

"Qyteti më ka braktisur. Në fillim u transferua në periferi. Më vonë edhe më larg. Me vete mori familjet, vendet e punës dhe paratë. Shtëpitö - të ngjitura mbas njëra tjetrës, si sardele në kuti, - janë zhdukur. Shumë pjesë të qytetit janë shndërruar në zona fshati."

Kjo është një shtëpi e vjetër prej druri, që rrëfen fatin e saj. Për vite me radhë ajo do të qendronte e braktisur në qendër të qytetit amerikan Detroit. Tani ndodhet në qytetin e Hales në Qendrën për Kulturë bashkëkohore, në ekspozitën "Qytete në zvogëlim".

"Qytete në zvogëlim" është një projekt i Fondacionit kulturor të Federatës. Urbanistë, njerëz të kulturës, arkitektë, etnologë, gazetarë dhe artsitë tö ndryshöm kanö marrö pjesö në kötö projekt, që drejtohej nga arkitekti nga Berlini, Filip Osvalt.

"Si pikë referimi për projektin na shërbeu situata në Gjermani, e cila ka ndryshuar me shpejtësi marramendëse. 1,3 milionë banesa janë bosh, 20% të papunë, në dekadat e ardhshme parashikohet që popullsia të përgjysmohet. Por ne nuk donim ta shpjegonim si një fenomen që ka të bëjë në mënyrë të veçantë me Gjermaninë, por ta vinim në kontekstin ndërkombëtar."

Ky krahasim ishte faza e parë e projektit. Qytetet gjermanolindore, Hale dhe Lajpcig u vunë përballë tre qyteteve të tjera, që zvogëlohen. "Pamë Detroit në Shtetet e Bashkuara për fenomenin e Suburbanizimit, Manchesterin dhe liverpulin në Britaninë e Madhe, për industrializmin, dhe pamë edhe Ivanovcin në Rusi, për fenomenin e tranformimit post-shoqëror, pra të kalimit nga socializmi dhe kapitalizmi," tregon Osvalt.

Qyetet në përgjithësi përjetojnë zvogëlime nga më të ndryshmet. Në Detroit vihet re fenomeni i braktisjes së qendrës, sepse shumë prej banorëve dalin në periferi. Madje disa prej tyre marrin me vete edhe të vdekurit nga varrezat. Mançesteri dhe Liverpuli e kanë humbur domethënien e tyre të mëparshme si vende për prodhimin e pambukut, e më vonë si qytete port. Edhe dikur qendra e prodhimit të tekstileve në Rusi, Ivanovci, mbas rrëzimit të sundimit sovjetik, nuk është më në gjendje të përballojë konkurrencën që vjen nga Azia Lindore dhe Turqia. Këto qytete në zvogëlim i dokumentojnë fotografi, filme dhe instalime të ekspozuara në Hale.

Pyetja e dytë që kërkonte t'i jepte përgjigje faza e dytë e projektit, ishte: Ç'mund të bëjmë me fenomenin e zvogëlimit të qyteteve. Organizatorët ngritën një konkurs idesh, ku kërkoheshin zgjidhje për Halen, Lajpcigun dhe qytete të tjera gjermanolindore. Juria u shpërndau çmime nëntë ideve, të cilat aktualisht janë ekspozuar në Galerinë e Lajpcigut për Art Bashkëkohor. Disa prej tyre janë aventureske: si për shembull një model ndërtese me emrin: kulturo. Ky model propozon që ndërtesat socialiste me parafabrikatë, që tani janë të boshatisura të përdoren për mbjelljen e kërpudhave të rrallë. Ose një shkrim me emrin "Exterritories" propozon që qyteti i Hales të deklarohet si zonë e posaçme ekonomike e Republikës Popullore të Kinës. Një film tjetër po aq provokues tregon se si jetojnë pesë lopë për dy javë në një lagje të Liverpulit, një ide për të ngjallur ekonominë agrare në qyetete. Por sa realiste janë ato. Filip Osvalt është i mendimit, se e rëndësishme nuk është që ato të jenë të realizueshme, por që këto ide të nxi

  • Data 30.01.2006
  • Autor Grit Hofman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1S
  • Data 30.01.2006
  • Autor Grit Hofman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1S