Qytetarët e Kosovës duhet të respektojnë njëri tjetrin | Ballkani | DW | 05.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qytetarët e Kosovës duhet të respektojnë njëri tjetrin

Komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat, ambasadori, Rolf Ekeus, inkurajoi udhëheqësit kosovarë që të punojnë në respektimin e të drejtave të pakicave. Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet ta respektojnë njëri tjetrin.

Mitrovica, qyteti i ndarë

Mitrovica, qyteti i ndarë

Komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat, ambasadori Rolf Ekeus, tha se tashmë është bërë e qartë se respektimi i të drejtave të pakicave në Kosovë do ta
bëjë më të lehtë zgjidhjen e statusit përfundimtar. Ai tha se, ka ardhur në Kosovë që të mbështesë dhe të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit dhe të njëjtën kohë të inkurajojë udhëheqësit kosovarë që të punpjnë në respektimin e të drejtave të pakicave.

"Siç e dini komisariati i lartë i OSBE-së për komunitet pakicë është maksimalisht i angazhuar në çështjen se si komunitet të integrohen në shoqëri dhe qytetarët e Kosovës ta respektojnë njëri tjetrin. Kjo do të jetë mënyra më e mirë që në Kosovë të shënohet përparim në respektimin e të drejtat e pakicave," tha Ralf Ekeus.

Në një takim që zoti Ekeus zhvilloi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, është ngritur edhe çështja e pesonave të zhdukur nga Kosova për faktin që komisariati i lartë i OSBE-së, për komunitet pakicë është i pëfshirë në këtë çështje.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, tha se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në respektimin e të drejtave të pakicave ndërsa, nga Komisioneri i OSBE-së për pakicat kërkoi që të shtrijë ndikimin e tij mbi autoritet e Beogradit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga Kosova.

Në çështjen e respektimit të të dretjave të pakicavepërfshihet edhe kthimi i personave të zhvendosur nga Kosova dhe liria e lëvizjes së tyre. Kjo është vendosur në paktin e 13 pikave të Grupit të Kontaktit adresuar institucioneve të Kosovës të cilat duhet përmbushur deri në muajin tetor. Autoritetet ndërkombëtare janë shprehur se ndërtimi i shtëpive të serbëve të dëmtuara gjatë trazirave të dhunshme të marsit, po ecën si duhet dhe kjo ka bërë që pjestarë të komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera joshqiptare të zhvendosur nga Kosova të fillojnë të kthehen
vullnetarisht.

Udhëheqësit politik shqiptarë të Kosovës vazhdimsht realizojnë vizita në vendbanimet ku ka pjestarë të pakicave, inkurajojnë ata për një jetë të përbashkët dhe ky fakt është vlerësuar nga autoritet ndërkombëtare. TMK-ja, nga ana e vetë është
angazhuar në ndërtimin e shtëpive të serbëve, projekt ky i financuar nga qeveria e Kosovës dhe që duhet të përfundojë para dimrit.

Përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovë, janë shprehur se ata janë të kënaqur me punën e institucioneve që po bëhet për të ndihmuar pakicat, ndërsa shpresojnë se edhe KS-it, do të japë vlerësime pozitive në seancën e 11 shtatorit ku do të diskutohet për Kosovën. Kështu shpresojnë edhe udhëheqësit politik kosovarë të bindur se vlerësimi pozitiv i standardeve për punën e respektimit të të drejtave të pakicave nga ana KS-it, do ta bëjë më të lehtë zgjidhjen e statusit final të Kosovës në fund të këtij viti.

  • Data 05.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcz
  • Data 05.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcz
Reklamë