1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Publikohen rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve nga KQZ-ja

Ani Ruci4 Korrik 2005
https://p.dw.com/p/Aqk8

Rezultatet e publikuara sot paradite nga KQZ-ja në Tiranë si në maxhoritar ashtu edhe në proporcional në një pjesë të zonave elektorale, flasin për kryesinë në përqindje të koalicionit opozitar. Sipas Elton Sinanit, zëdhënës i KQZ-së, në 248 zona Partia Republikane ka fituar në proporcional 19% të votave. Në vend të dytë është Partia Socialiste me 11,8% e ndjekur nga Partia Demokratike me 11,2%. Në vend të katërt mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim me 7,8% të votave.

Por edhe në maxhoritar sipas të dhënave të KQZ-së, të publikuara gjatë paradites, kryeson opozita. Kështu në 61 zona elektorale Partia Demokratike ka fituar 41 dhe Partia Socialiste 20.

Lideri i PD-së Sali Berisha, i konsideroi këto rezultate paraprake si një fitore të sigurt të koalicionit opozitar në të gjithë vendin. Ai tha se shqiptarët votuan kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe falenderoi presidentin e Republikës Alfred Moisiu që siguroi një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.