Plani i Serbisë nuk mund të jetë bazë për decentralizim e Kosovës | Politika | DW | 05.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Plani i Serbisë nuk mund të jetë bazë për decentralizim e Kosovës

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë thonë se plani i Serbisë për Kosovën, që ndane vendin në pesë rajone autonome nuk mund të jetë bazë për decentralimin e Kosovës.


Zyrtare te administrates nderkombetare, kane deklaruar se ne Kosove nuk do te kete decentralizim me territore autonome qe nuk lidhen ngushte me strukturat qeveritare. Ne kete menyre UNMIK-u hedh poshte planin e autoritetve te Beogradit, me te cilin synohet mbrojtja e serbëve përmes një autonomie territoriale, kulturore dhe personale, ku Kosova do të ndahej në pesë rajone, që në fakt paraqiten si territore autonome me insistucione që nuk do të ishin të lidhura me strukturat qeveritare. Megjithate, kryeadministratori i Kosoves, Harri Hollkeri, sot, qendroi ne Beograd per te diskutuar pikerisht kete plan te kuvendit te Serbise per Kosoven me kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica. Perfaqesuesit e vendeve te KUNTIT ne Kosove, nderkaq, thane se plani i Serbisë për Kosovën ka elemente që ia vlen të diskutohen, por si tërësi ky plan sipas tyre nuk mund të jetë bazë për bisedime te decentralizimit te Kosoves. Shefi i zyres gjermane ne Prishtine, Peter Rondorf, tha sot se institucionet e ketushme para takimit të ardhshëm të Grupit Përkrahës për Kosovën qe do te mbahet më 8 qershor, duhet të dalin me një plan të përbashkët për mbrojtjen dhe integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare. Sipas tij eshte radha edhe e institucioneve vendore qe të dalin me një projekt të tyre, ku do të paraqisnin idetë se si ata mendojnë t'i integrojnë serbët e Kosovës në shoqerine e ketushme, pas trazirave të marsit. Poashtu nga lideret kosovare eshte kerkuar qe te inicojne dialogun e brendshem ne mes komuniteteve ketu, raporte te cilat u lekunden pas trazirave te marsit. Ne kete linje nderkaq, Qeveria e Kosoves tashme ka inicuar kete plan me vizitat e kryeministrit, Bajram Rexhepi ne rajone ku ka popullate te perziere i cili po inkurajon komunitetet qe te jetojne se bashku. Sidoqofte, perfaqesuesit ne Prishtine te vendeve te Grupit te kontaktit, kane konstauar se plani i Serbisë për Kosovën është një projekt i cili ende është në diskutim, mirepo, si i tille ashtu siq e kane prezantuar autoritet serbe, sipas tyre mund te konsiderohet si shkaktar i problemeve ne te ardhmen. Megjithate, dokumenti i Kuvendit te Serbise per Kosoven pritet te shqyrtohet edhe nga grupi i kontaktit i cili do te jape vleresimin e tij perfundimtar edhe pse qysh tash, ky plan eshte konsideruar se mund te sherbej per rifillimin e nje dialogu ne mes Prishtines dhe Beogradit.

  • Data 05.05.2004
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvF
  • Data 05.05.2004
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvF