1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perëndimi në dilemë

Martina Sabra4 Shtator 2006

1,5 milionë të rinj me prejardhje myslimane jetojnë në Gjermani. Shoqëria e hapur perëndimore është në dilemë: të tolerojë ushtrimin e fesë edhe në ato raste kur bie ndesh me parimet e të drejtave të njeriut, apo të ndjekë në mënyrë konsekuente parimet e saj

https://p.dw.com/p/Aqza
Të reja myslimane mësojnë gjuhën gjermane
Të reja myslimane mësojnë gjuhën gjermaneFotografi: AP


Dy valixhe me bomba në trenat rajonalë, që u gjetën në fund të korrikut në Nordrajn Vestfali, e sollën përsëri diskutimin për parandalimin e akteve të terroriste. Nga njëra anë, është ashpërsimi i masave mbrojtëse përmes përgjimit me video, apo ngritjen e një sistemi të dhënash kompjuterike për personat e dyshuar, në anën tjetër, është në pyetje, se si mund të parandalohet që në thelb, që të rinj, që jetojnë në Gjermani, shkojnë nëpër shkolla dhe studiojnë, të mos kthehen në terroristë.


Ralf Gadban është nga Libani dhe jeton në Berlin që në vitet 80-të. Si punonjës social, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me migrantët myslimanë dhe arabë. Feja në atë kohë nuk luante ndonjë rol të madh, kujton Gadban. Ndërkaq situata ka ndryshuar kryekëput.

"Roli i organizatave islamiste është rritur shumë gjatë viteve të fundit. Për këtë dëshmon edhe fakti, që para dy vjetësh senatit të Berlinit i është bërë lutje për ngritjen e tetë qendrave islamike. Tetë qendra mund të kujdesen për 10 deri 12.000 të rinj. Për këto organizata është e vlefshme Sharia dhe jo Të drejtat e Njeriut. Pra e formuluar ndryshe, e drejta e zotit dhe jo ajo e njeriut."

Ralf Ghadban ka shkruar një sërë librash për të rinjtë arabë dhe myslimanë në Berlin, dhe është një nga përfaqësuesit kryesorë të vijës kundër përhapjes së tendencave ekstremiste të islamistëve nëpër lagje dhe shkolla. Asnjë lëshim sa u përket shamive të kokës, orës së seksologjisë dhe të sportit, që sidomos për vajzat myslimane është e ndaluar, dhe në vend të kësaj ai është për më shumë para për projekte jofetare, laicistike e të pavaruar të punës me të rinj.

"Po ta shohësh në brendësi: Çfarë ofrojnë islamistët? Një identitet si mysliman. Së dyti, mbrojtje, përkatësi në bashkësinë myslimane, së treti, një ndjenjë vetëvlerësimi, sepse ata mendojnë që dinë të vërtetën, që kanë monopolin e së vërtetës, pra vazhdojnë ta mbajnë veten për fenë më të mirë, dhe prej kësaj del një ndjenjë superioriteti. Nëpërmjet besimit ata përpiqen të kompensojnë mangësitë që kanë në integrim."

Ndryshe mendon Yasemin Karaksoglu: Islamizmi nuk është trend tek të rinjtë myslimanë në Gjermani, thotë docentja në Universitetin e Bremenit. Është e vërtetë që një numër i madh të rinjsh në Gjermani e konsiderojnë Islamizmin si pjesë të identitetit të tyre. Por shumica e tyre e praktikojnë atë shumë pak. Numri i myslimanëve të rinj besimtarë sa vjen e po zvogëlohet. "Ne kemi vënë re se tendenca të forta sekularizimi. Kjo do të thotë, që të rinjtë myslimanë e pranojnë fenë e tyre, si të dhënë, pasi prindërit i kanë të tillë, por shumë prej tyre thonë që nuk kanë shumë lidhje me të, megjithëse i festojnë me kënaqësi festat, sepse janë pjesës e traditës së tyre kulturore. Pra, ata nuk shohin ndonjë problem midis fesë islame dhe demokracisë," thotë ajo.

Ofruesi më i madh i shërbimit fetar, është "Unioni TurkoiIslamik për Fenë", (Diyanet Isleri Türk-Islam Birligi, DITIB) i cili mbulon afro 800 komuna në të gjithë Gjermaninë, dhe sipas të dhënave të tij, afro 40 mijë fëmijë, pra më pak se një të dhjetën e numrit ekzistues. DITIB kontrollohet nga shteti turk. Krahas kuranit dhe fesë islame, ai ofron edhe ndihmë për shkollën, sport, muzikë, valle dhe kurse kompjuteristike.

Ndërsa "Bashkësia Islamike e Botëkuptimit Kombëtar", e njohur me emrin turk "Milli Görüs" (Mili Gërysh) është në mbikqyrje permanente nga Organi për Mbrojtjen e Kushtetutës (Verfassungsschutz). Organizata thotë se në Gjermani ka 30 mijë anëtarë, mes tyre, 12 mijë të moshave të reja. Më parë organizata bënte thirrje hapur për ngritjen e shtetit të shenjtë. Por nga një kërkesë e tillë ka kohë që është distancuar dhe përpiqet që prej shumë vitesh që të tregohet sa më modern.

Ekspertët megjithatë kritikojnë se organizata vazhdon të shpërndajë parrulla antisemite në mediat në gjuhën turke. Idriss Mete i hedh poshtë këto akuza. 25 vjeçari është gjermano/turk i brezit të tretë dhe përkujdeset në Ingolstadt, një qytet në Bavari, për të rinjtë në një nga xhamitë e Mili Gëryshit. Në xhami duken çdo tre muaj nëpunës të Organit mbrojtjës së Kushtetutës, tregon ai i shpenguar: "Ne nuk po bëjmë asgjë kundër kushtetutës, për mua është një shenjë pozitive, që megjithëse na kontrollojnë intensivisht që prej pesë vjetësh, nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi që flet kundër nesh."

Ofertat e Milli Gëryshit për kritikët janë mjet joshës për të fituar simpatizantë të rinj për një ideologji totalitare politiko/fetare. Yasemin Karakasoglu është e mendimit se organizata duhet të përfshihet më shumë në punën me të rinj, megjithëse ajo thekson se problemet e integrimit të myslimanëve të rinj në Gjermani megjithatë nuk mund të zgjidhen vetëm nga organizatat fetare, është e mendimit Karakasoglu. Të rinjtë besimtarë përbëjnë pakicën në bashkësinë myslimane gjermane.