Pasqyra e shtypit të Tiranës | Studimi në Gjermani | DW | 22.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Tiranës

“Qeveria , Gjinushi refuzon Nanon” eshte titulli i madh me te cilen hapet sot SHEKULLI. “Vazhdojne te mbeten te bllokuara negociatat per qeverine e re. Nano mbledh sot kryesine e PS-se. Reformatoret jashte qeverise. Kreu i PSD: Do te abstenojme, nuk pranojme qeveri teknike me te djathten” Kjo gazete ne nje shenim te faqes se aktualitetit shkruan: “Nano, qeveri edhe pa Gjinushin. Kryeministri Fatos Nano pritet te mbledhe sot pasdite kryesine e PS-se per te diskutuar dhe vendosur perberjen e kabinetit te ri qeveritar. Burimet zyrtare nga PS-ja bene te ditur se nuk do te kete aleance me reformatoret e Pollos, por me sa duket as dhe me socialdemokratet. Po sipas ketyre burimeve, pritet qe Nano te krijoje nje qeveri me socialistet. Por dhe me aleatet qe kane pranuar ofertat e tij per pjesmarrje ne qeverine e re.” Gazeta citon kryetarin e Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, (i shkeputur rreth nje vit me pare nga Partia Social Demokrate) te jete shprehur se eshte dakort per te marre pjese ne kabinetin e ri te Nanos.

E perditshmja BALLKAN ne faqen e pare shkruan: “Qeveria e re, PSD me dysh, sekretari Bejtaj kunder Gjinushit. Votimin do ta marre Keshilli Kombetar i PSD-se. Nano le menjane Pollon dhe nis tratativat me perkrahes te Metes”. Ndersa ne rubriken politike po kjo gazete shkruan: “Pas disa takimeve mes Finos e Angjelit dhe deputeteve kundershtare te Nanos, mesohet se rezultatet jane pozitive.”

“Grupi Meta platforme per qeverine. Koalicion me partite e majta, pa Nanon kryeminister. Sot do te shpallet publikisht grupi i ri i deputeteve socialiste kunder kryeministrit dhe te djathteve” shkruan me germa te medha ne faqen e aktualitetit PANORAMA. Ne nje skede te vecante kjo gazete boton pikat e platformes se grupit Meta: “1. Do te dalim me nje platforme, apo qendrim ne te cilin kerkohet largimi i Nanos si shkaktar i krijimit te krizes, si personi qe i sherben thellimit te krizes dhe jo zgjidhjes se saj. 2. Krijimi ose kerkimi i aleancave jashte spektrit te djathte konsiderohet si i papranueshem. 3. Ky grup deputetesh do te kerkoje sot qe me largimin e Nanos te gjendet nje zgjidhje brenda forcave te majta ne parlament. KOHA JONE shkruan ne faqen e politikes. “Qeveria rrezikon buxhetin. Situata e votimit s’paraqitet e njejte me ate te paketes fiksale. Pas largimit te idese per hyrje ne qeveri, PSD-ja pritet te votoje kunder projektbuxhetit 2004. Nje gje te tille pritet ta beje dhe grupi i kundershtareve brenda PS, te cilet jane deklaruar qe ne fillim kunder projektbuxhetit te qeverise Nano.

  • Data 22.12.2003
  • Autor Nga Arben Muka / Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3J
  • Data 22.12.2003
  • Autor Nga Arben Muka / Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3J