1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj9 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4V
"Bota Sot" duke aktualizuar çështjen e mbështetjes dhe rolit sa më aktiv të institucioneve të Kosov në proceset aktuale në vend, fillimisht konstaton se " Proceset katër - pesëvjeçare të Kosovës, të quajtura njëzëri" status quo", pra procese të qëndrimit vendnumëro, janë karakterizuar nga mbështetja totale e bashkësisë ndërkombëtare ndaj UNMIK-ut dhe mënjanimi sa më i plotë i institucioneve të Kosovës nga proceset katër - pesëvjeçare të Kosovës". Gazeta vë në dukje se "Sado vonë, tashmë kjo mbështetje është koha që të përqendrohet te institucionet qendrore shtetërore të Kosovës. Dhe kjo të bëhet për një mori arsyesh të pafunmdme. Institucionet qendrore shtetërore të Kosovës janë të vetmet absolutisht të interesuara dhe të përkushtuara për mbarëvajtjen totale të proceseve të Kosovës. Duke u vënë në krye t këtyre proceseve, institucionet qendrore shtetërore të Kosovës do të merrnin mbi vete përgjegjësinë e plotë për të ecurisë së këtyre proceseve". Autori analizon se "Ato do të arrinin kështu të fitonin edhe besimin e plotë si institucione të afta për të udhëhequr proceset e mëtejshme të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës". Në përmbyllje theksohet se "Do të ishte e domosdoshme që UNMIK-u dhe bashkësia ndërkombëtare tua japnin mbështetjen e tyre dhe tua sigurojnë bashkëpunimin e plotë dhe të sinqertë institucioneve qendrore shtetërore të Kosovës në mënyrë që proceset e Kosovës të kenë suksesin e merituar".

Ndërsa "Koha Dotore" në editorialin e numrit, duke trajtuar me prioritet aspekte të marrëdhënieve shqiptaro- serbe, përkatësisht Kosovë - Serbi shkruan se " Prishtina do ti përmbushte tetë standardet, po qe se Beogradi do të përmbushë vetëm një dhe të vetmin standard. E ky standard është që Serbia dhe serbët të fillojnë më në fund të mereren me të kaluarën e tyre. Të fllojnë të spastrojnë trupin shtetëror nga turpi milosheviqian dhe të spastrojnë shpirtin duke u kërkuar falje, nëse jo të gjallëve atëherë të vdekurve myslimanë nga srebrenica, apo të vdekurve kosovarë nëpër kamionët dhe rrugicat e asfaltuara serbe në Serbi". Gazeta vlerëson se "Asgjë nuk është më urgjente dhe asgjë nuk do ta lëvizë relacionin shqiptaro - serb, po qe se Serbia nuk do të pranojë që ishin serbët populli doras dhe jo populli viktimë. Pa këtë standard që serbët duhet ta përmbushin, e thanë apo jo politikanët e Kosovës si kërkesë shtruar ndërkombëtarëve, nga vrojtimet dhe përvoja gjermane, është e vështirë, bile ede e amundshme, që për të ardhmen e Serbisë dhe ndarjen e Kosovës prej saj, do të ketë një lëvizje serioze". E cila, siç apostrfon artikullshkruesi "gjithsesi është shpëtim për të dy palët".