Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 05.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Zhvillimet dramatike ne relacioin UNMIK - TMK dhe epilogu i tyre jane teme qendrore edhe sot ne shtypin e perditshem te Kosoves. "Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit njofton se "Pas nje mbledhje maratonike me gjeneralin Ceku dhe pasiqe lideret miratojne Holkerin, 12 eproret e TMK-se pranojne suspendimin". Burimet e "Kohes Ditore" kane bere te ditur se ata jane paraqitur te enjten ne vendin e tyre te punes, nderkohe qe kryeministri Rexhepi, kryetari i PDK-se, Thaci, dhe ai i AAK-se, Haradinaj, ne nje takim me kryeadministratorin Holkeri, kane kerkuar nga komandanti i pergjithshem i TMK-se qe te respektoje vendimin e UNMIk-ut. Nderkaq te 12 te suspenduarit ne nje mbledhje me gjeneralin Ceku te mbajtur pasditen e djeshme kane pranuar suspendimin". Gazeta bene te ditur se "Ne anen tjeter, kryadministratori Holkeri, ka zhvilluar gjate dites se djeshme nje takim te perbashket me kryeministrin Rexhepi, kryetarine PDK-se, Hashim Thacin dhe kryetarin e AAK-se, Ramush Haradinaj, per ti informuar lidhur me vendimin qe ka marre per suspendimin nga detyra te eproreve te TMK-se, per nje afat prej gjashte muajsh".
"Koha Ditore" meson se "Pas takimit, qe te tre udheheqesit kosovare, kane paraqitur disa verejtje per kete vendim, por jane pajtuar se general Ceku duhet ta perfille vendimin e Holkerit".
"Zeri" pasi njofton se merr epilog kriza ne TMK, e shkaktuar nga vendimi i UNMIK-ut, KFOR-it dhe Kuintit me suspendimin per gjashte muaj te 12 eproreve, ne vijim citon Gjenerallejtnant Agim Cekun te kete thene ekskluziv per gazeten ne fjale se "Te 12 eproret e suspenduar te TMK-se kane vendosur qe per hire te se ardhmes se TMK-se dhe per respektin qe kane per TMK-ne ta pranojne masen e suspendimit. Shtabi i Pergjithshem dhe une personalisht vazhdojme ti vleresojme keto suspendime si te paligjshme, te padrejta dhe jemi te bindur qe procesi I hetimeve do te deshmoje pafajesine e 12 eproreve".
Gazeta shton se kete deklarate gjeneral Ceku e ka bere pas takimit ne SHP te TMK-se ku pervec komandanteve te zonave dhe udheheqesve te tjere te njesive te TMK-se kane marre pjese edhe kreministri Bajram Rexhepi, lideret e PDK-sedhe AAK-se Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj?, te cilet sic bent e ditur "Zeri", "kane shkuar aty pas takimit me kryadministratorin Hari Holkeri dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kamerhof".
"Kosova Sot" ne nje nga kryetitujt hapes te numrit shkruan "Ne shenje pakenaqesie komandanti I TMK-se mendon largimin. Rexhepi shpeton Cekun nga doreheqja".
"Kosova Sot" lidhur me kete citon Shemsi Sylen, zedhenes I TMK-se i cili ka deklaruar se "Kryeministri Rexhepi ka qene kategorik qe kjo te mos ndodhe. Deshira e Cekut per te dhene doreheqje ka hasur ne reagime te brendshme te TMK-se, duke perfshire edhe pjesetaret e suspenduar".
Kurse "Bota Sot" numrin e me citatin nga deklarata e shefit te Zyres Britanike ne Prishtine, Mark Dikinson te kete thene se "Suspendimi eshte bere ne favor te TMK-se dhe nuk eshte sulm ndaj saj".
  • Data 05.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3i
  • Data 05.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3i