Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 18.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Sipas burimeve nga Qeveria e Kosoves, te cilave iu referohet "Koha Ditore" njoftohet se "sot fillojne takimet e para te grupeve punuese per standardet". Gazeta sqaron se "Takimet e para inicuese te pese grupeve punuese per standardet, do te mbahen te enjten, ndersa te merkuren jane bere konsultime intensive ndermjet UNMIK-ut dhe Qeverise se Kosoves per te kordinuar punen rreth takimeve qe do te mbahen sot".Burimet ne fjale kane bere te ditur per "Kohen Ditore" se " takimet do te jene te karakterit njohes dhe se ftesat u jane adresuar pjesemarresve te pese grupeve punuese".

Merret vesh gjithashtu " se anetaret e grupeve do te njihen mes vete, do te caktohet perberja dhe do te bisedohet per implementimin e standardeve". Nje burim, I cili nuk ka dashur te permendet I ka deklaruar "Kohes Ditore" se "Eshte me shume rendesi qe te fillojne takimet. Kjo do te thote zgjim I UNMIK-ut dhe I Qeverise per te punuar ne obligimet e marra".Keto takime, gjithnje sipas burimit ne fjale, "do te tregonin edhe seriozitetin e te dyja paleve per te treguar se duan te punojne".

Nga ana tjeter, sic apostrofon gazeta ne fjale" perfaqesuesit e serbeve te Kosoves kane bere te ditur se nuk do te marrin pjese ne takimet e se enjtes".

"Zeri" ne kryartikullin e numrit veren se " Nese Plani I standardeve per Kosoven duhet te permbushet thelbesisht deri kah mesi I vitit 2005, atehere kjo do te thote qe Hari Holkeri ,do te duhet ti raportoje gjashte here KS te OKB-se per shkallen e sendertimit te ketij plani".

Perndryshe, sipas "Zerit" ,"se paku nga perspektiva e sotme, mund te spikaten kater pengesa serioze qe mund te ndikojne mjaft shume ne rrjedhen e procesit te permbushjes se standardeve".Pengesa e pare perkon me vete Planin e realizimit te standardeve, pengesa e dyte ka te beje me zgjedhjet e dyta parlamentare, te cilat duhet te mbahen ne Kosove deri ne fund te tetorit te vitit 2004, pengesa e trete lidhet me politiken dhe veprimet e regjimit serb dhe " gjithnje sipas vleresimeve te gazetes"Zeri", "pengesa e katert e parashikueshme del nga kohezgjatja e pranise se Hari Holkerit si shef I UNMIK-ut". "Bota Sot" ndersa konsideron se " Standardet per Kosoven, ndonese jane nje hallke tjeter burokratike, gjithnje ne frymen qe ka ekzistuar dyqind vjetet e fundit ndaj shqiptareve ne bashkesine nderkombetare, mund te jene nje dokument qe ta shkepuse Kosoven nga rrjedhat e merimangave ku e kishte futur deri tani bashkesia nderkombetare, qe ta nxise ne rajonin e Gadishullit Ilirik nje fryme proshqiptare". Me se shumti, ne kete plan, sipas gazettes" do ti takonte BE-se, si trasheguese, sic pretendon, e Evropes." Kjo, sipas "Bota Sot", "do te konkretizohej nga BE-ja me njohjen e menjehereshme te pavaresis se Kosoves. Vetem keshtu do te emancipohej politika ne rajon dhe do te jepte shenja qeteruese Bashkimi Evroperendimor, pa te cilat, sic treguan edhe zhvillimet e fundit ne Bruksel, nuk mund te kete Familje te Bashkuar Evropiane, nuk mund te kete Evrope te Bashkuar", komenton, Bota Sot".

  • Data 18.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3R
  • Data 18.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3R