1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj13 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As33
"A do te ashpersohet gjuha e deputeteve gjate muajve te ardhshem"? Keshtu, nder te tjera pyet "Bota Sot" per te shtuar me tej se " Partite politike gjithe tehun e kritikes do ta ruajne per fazen e ardhshme, deri te mbajtja e zgjedhjeve te reja te pergjitheshme, te dytat pas perfundimit te luftes ne Kosove, qe jane parapare te mbahen ne fund te tetorit te ketij viti. E gjithe kjo eshte pjese e fushates elektorale. Deri tash, Kuvendi I Kosoves ka funksionuar si nje pozite pa opozite".Artikullshkruesi veren se " Sot kemi nje Kuvend te Kosoves qe udhehiqet nga te gjitha partite pjesemarrese ne kuvend, por te cilit I mungon opozita. Dhe e vetmja opozite ne Kuvendin e Kosoves konsiderohet pakica serbe, e cila refuzon pothuajse cdo ligj qe propozohet ne Kuvend". Per shkak te mungeses se opozites konstruktive, gjithnje sic komenton "Bota Sot", "sot ne Kuvendin e Kosoves nuk kemi debate te gjalla e kritike, ngase asnjera pale nuk mund ta fajesoje palen tjeter per ate qe nuk e ka bere njera ose tjetra". Thene realisht, sipas "Botes Sot", "opozita do te perpiqej ta korigjonte poziten, sa here qe ajo nuk do te punonte mire, por ceshte me e rendesishmja gjerat do te ecnin ne drejtimine duhur. Ky, ne te vertete, edhe eshte thelbi I demokracise". "Zeri" numrin e qel me temen per fenomenin e optimizit shqiptar perkatesisht atij kosovar, duke konstatuar me kete rast se "Ata pra jane optimiste sa I perket fatit te Kosoves ( te statusit te saj), por dyshojne gjithnje e me shume per fatin e tyre. Ata e dine qe duhet paguar cdo cmim per pavaresine e Kosoves, por nuk e dine cili eshte cmimi I tyre ( vlera e tyre) si qytetare, per ata qe tani jane ne krye te Kosoves". Zaten, sic analizon "Zeri", "ne kete aspect ekziston nje dallim gjithnje e me I madh midis zyrtareve dhe qytetareve te Kosoves: keta te paret jane optimiste te paarsyeshem e keta te dytet pesimiste racionale". Me "Epoken e Re" kalojme ne thekset kryesore nga intervista e Xhavit Halitit, anetar I Kryesise se Kuvendit te Kosoves I cili pasi thekson se "Te gjithe shkelesit e ligjit duhet te japin llogari" me tej I pyetur se kur do tem und te zgjidhet statusi final I Kosoves, eshte I mendimit se " nuk beson se ne vitin 2005 do te zgjidhet statusi perfundimtar I Kosoves, por se ne vitin 2005 Grupi I Kontaktit do tem blidhet per te analizuar se sa Kosova I ka plotesuar standardet apo detyrat, te cilat ia ka caktuar bashkesia nderkombetare". Ndersa ne ceshtjen e dialogut Kosove - Serbi, Xhavit Haliti ka deklaruar se "Se pari dialog i brendshem pastaj me Beogradin". Shtypi i sotem i Kosoves vazhdon te trajtoj me prioritet ceshtjen e transferit te kompetencave nga administrate e UNMIK-ut tek institucionet vendore. Ne kete prizm,"Kosova Sot" komenton se "Veprimet e fundit te UNMIK-ut, pas deklarimit publik per nje transfer te kompetencave, jane konfirmim i mosperfilljes dhe neperkembjes qe po u behet institucioneve kosovare. Keto te fundit jane duke heshtur, duke pranuar ne kete menyre ofendimin e hapur qe po u behet".