Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 17.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Lajm i dites se shtypit te sotem te Kosoves eshte ai se ne nje aksion te Policise se UNMIK-ut, bashke me forcat e KFOR-it, arrestohen kater pjesater te TMK-se te dyshuar per ndalesa te paligjshme dhe vrasje.

"Koha Ditore" ben te ditur se " Gjenerali Selim Krasniqi, komandant i Zones se Dyte te TMK-se eshte arrestuar ne Prizren, nderkaq i arrestuar eshte edhe togeri Milaim Latifi ne Rahovec. Policia ka arrestuar edhe dy pjesetar te tjere te TMK-se ne Prishtine: kapiteni Xhavit Elshani, gardist, si dhe nenkolonel Bedri Zymberaj. Sipas UNMiK-ut "te arrestuarit jane te dyshimte per vrasje. Viktimat kane qene shqiptare te Kosoves". Gazeta shkruan se Bajram Rexhepi insiston ne trajtimin individual te rasteve pa implikuar TMK-ne, nderkohe qe, gjithnje sipas "Kohes Ditore", Harri Holkeri ka deklaruar se "Kjo ne asnje menyre nuk eshte padi kunder TMK-se".

"Zeri" ne rubriken politike , lidhur me arrestimet e djeshme, citon Florens Hartman, zedhenese e kryeprokurores se Hages, te kete thene se "arrestimet nuk jane bere me kerkesen e Tribunalit". Hartman ka shtuar se "nuk jemi vetem ne, "Tribunali i Hages", qe bejme hetime per krime, jane edhe gjykatat vendore. Nuk i kemi kerkuar KFOR-it ti kryeje keto arrestime" i ka deklaruar "Zerit", Florens Hartman.

Gazeta ne fjale, ndersa duke iu referuar takimit te djeshem te Harri Hoklkerit me zevendeskryeministrin serb Nebojsha Coviq, shkruan se " Dialogu fillon ne fillim te marsit, Holkeri pranon riaktivizimin e "Grupit Punues" te Hakerupit dhe Coviqit". "Zeri " vlereson se "Dialogu nuk duhet te nise derisa politikanet serbe te mos i pranojne Standardet per Kosoven".

Gjithnje ne temen e rivazhdimit te dialogut Kosove - Serbi, "Bota Sot" veren se "Kosova duhet te marre pjese vetem ne ato bisedime, ne ate dialog ku ajo te jete pale e barabarte me Serbine, ku Qeveria e Kosoves te jete pale e barabare me qeverine serbe, ku kryeministri shqiptar te jete i barabart me homolugun e tij serb. Nese pranohet te hidhet ndonje hap nga ana e Kosoves, e qeverise se saj, e kryeministrit te saj per pranimin e bashkebisedimit me Qendren Koordinuese te Serbise per Kosoven, ky do te ishte nje hap i paautorizuar nga populli i Kosoves, nga kombi shqiptar dhe nga miqte, vellezerit e aleatet tane, pra nga faktoret kryesore te zgjedhjes se ceshtjes se Kosoves dhe te ceshtjes shqiptare ne teresi".

Duke ngelur ne relacionet Kosove - Serbi, perkatesisht ne qendrimin e pakices serbe ndaj zhvillimeve ne Kosove, kalojme ne editorialin e sotem te gazetes "Kosova Sot" e cila ne temen ne fjale konkludon se "Nese ecim pak ne terren, eshte fare e qarte se banoret serbe te Kosoves nuk kane kurrfar angazhimi per nje Kosove ashtu si kerkon bashkesia nderkombetare". Procesi ne fakt, sipas "Kosova Sot" ,"eshte veshtiresuar dhe ka pak shpresa me kete metode pune qe gjerat te permiresohen. UNMiK-u eshte mjaft i ngathte dhe mundohet te jete i kujdeshshem se mos preket Serbia ne raste te caktuara". "Kosova Sot" gjithashtu analizon se "Politikanet tane jane mjaft indiferente, zyrtaret jane perfshire nga nje apati e thelle, nderkohe qe ne veriun e Kosoves po pergatitet dicka e keqe. Cfare duhet te ndodhe qe te ndergjegjesohemi?", pyet "Kosova Sot".

  • Data 17.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ / Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2G
  • Data 17.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ / Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2G