Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 28.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke njoftuar per mbledhjen e Keshillit kombetar te AAK-se, i cili po shqyrton situaten pas revoltave te dhunshme te javes se kaluar, "Koha Ditore", ne kryetitullin e madh hapes citon Ramush Haradinajn kryetar i AAK-se, te kete thene se " UNMIK-u eshte dashur te perfundonte kohe me pare mandatin ne Kosove". Me tej,. Lideri i AAK-se citohet te kete pohuar se : "Jemi shprehur per nje rol te vazhdueshem civil dhe ushtarak te bashkesise nderkombetare ne Kosove, por ndertimi i institucioneve te Kosoves me nje kapacitet te plote eshte i domosdoshem".Sipas Haradinajnt "Dhuna qe ka ndodhur i ka demtuar ne mase te madhe edhe imazhin e Kosoves tek opinioni nderkombetar, por se ne nuk duhet te mbahemi peng i kesaj dhune". Ai eshte shprehur se " ne do ti arrijme objkektivat e parashtruara per vitin 2005, por tani me nje qartesim me te madh te ndersjelle". Kryetari i AAK-se duke shtruar obkjektivat per te ardhmen ka nenvizuar se "ne planin politik nje planifikim i kalimit te pergjegjesive te vendoret dhe plani per zbatimin e standardeve per pavaresine Kosoves, ne kuptimin e nje marreveshje per respektimin e vullnetit te popullit te Kosoves, ne rast te avancimit me standardet".

Ndersa ne editorialin e numrit gazeta e sipercituar pasi shtron pyetjen se "Cka tash", me tej veren se " Nuk mjaftojne vetem parate qe Qeveria e Kosoves ka ndare per rindertimin e kishave dhe shtepive te te perndjekurve. Nuk mjafton as gatishmeria e lidereve politike kosovare qe ne bashkepunim me UNMIK-un dhe Brukselin ti qasen me kembengulje problematikes se mbrojtjes se pakicave dhe sidomos te serbeve kosovare".

"Bota Sot" numrin e qel duke komentuar ne menyre kritike rezoluten serbe te se premtes. Gazeta thekson se "Heshja e bashkesise nderkombetare me rastin e rezolutes se re te Beogradit, eshte e ngjashme me heshtjen, pra me solidaritetin ne heshtje, qe bashkesia nderkombetare ia dha Serbise ne rastin e premabules famekeqe te kushtetutes Serbi - Mali i Zi, nje projekt i BE-se dhe pjeses tjeter te bashkesise nderkombetare".

Sipas vleresimeve te "Botes Sot". "Pasojat e kesaj u pane ne status quo-ne gjithnje e me mizore qe iu imponua Kosoves, ne agresivitetin gjithnje e ne rritje te Serbise ndaj Kosoves, ne futjen gjithnje e me shume te Serbise ne punet e brendshme te Kosoves, cka ka dhene gjithmone e do te jape gjithmone frytet e hidhura. Bashkesia nderkombetare, ne perpjekjet per ta larguar fajin nga vetja per te gjitha keto qe kane ndodhur e po ndodhin, nuk do te arrije gje tjeter vecse do te prodhoje efekt bumerang ndaj vetes se saj dhe pasojat do ti vuajne Kosova dhe rajoni…".

  • Data 28.03.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1b
  • Data 28.03.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1b