Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 04.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Zgjidhja evidente dhe e vetmja e logjikshme per parandalimin e ngjarjeve sikur ato te marsit eshte ajo qe Holkeri refuzon - krijimin e nje sherbimi vendes te zbulimit qe do tu sherbente ekskluzivisht strukturave legale te sigurise ne Kosove". Keshtu, nder te tjera konstatohet ne veshtrimin me titull "Kosova - peng i mungeses se sherbimit te zbulimit", botuar ne "Koha Ditore". Artikullshkruesi nenvizon se " ne fillim kjo strukture do te duhej te ishte nen autoritetin e Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjithshem, por me kohe, bashke me pushtetin e rezevuar, ajo do te bartej te vendesit. Krijimi i nje strukture te tille patjeter do te perfshinte angazhimin e kosovareve ne punen e sherbimit. Kush tjeter do te mund te mblidhte me mire informata te domosdoshme", pyet autori i veshtrimit. Gazeta ndersa, ne kryetitullin hapes, citon kryeadministratorin e Kosoves, Hari Holkeri ti kete deklaruar Radios publike zvicerrane DRS se " Sherbimet sekrete te NATO-se kane deshtuar ne trazirat e fundit".

"Zeri" ne kryeartikullin e numrit pasi pyet se "Cfare permban "Plani i Qeverise se Serbise per zgjidhjen politike te gjendjes aktuale ne Kosove" me tej shkruan se "Ky plan, pra, eshte shume i rrezikshem per Kosoven por edhe per mbare rajonin. Ai, ne thelbin e tij, eshte dokument qe duhet te sherbeje si baze ligjore per ndarjen territoriale te Kosoves ne fazen vijuese. Deri atehere pushteti qendror i Kosoves do te ishte perhere i kontestuar dhe madje i kundershtuar prej atij qe do te vlente ne rajonin e autonomies. Poashtu, edhe para ndarjes formale, krijimi i kesaj autonomie do te shtynte levizje te popullsise serbe, qe nuk perfshihen brenda territorit te Autonomise ne drejtim te ketij territori. Dhe anasjelltas: shqiptaret qe do te mbeteshin pakice brenda autonomise, do te largoheshin ne drejtim te territorit me shumice shqiptare".

Shkurt, sipas "Zerit": "Kosova do te hynte ne fazen e cila gati pashmangshem do te shquhej me konflikte te hapura etnike midis shqiptareve dhe serbeve, i cili nuk do te mund te kanalizohej vetem ne Kosove. Ne ate rast do te rrezikohej stabiliteti i mbare rajonit", komenton "Zeri".

Per te perditeshmen"Pavaresia", "Shqiptaret e kane shume te qarte se per cfare " zgjidhjeje" te statusit te Kosoves jane te interesuar serbet, pra jane shume mire te informuar per prapavine politike qe fshihet pas improvizimit per kantonizimin e Kosoves…".

Kurse "Kosova Sot", gjithnje ne te njejten teme thekson se " Tirana zyrtare edhe nje here e ka kalu ar ne heshtje nje propozim provokativ qe ka te beje drrejtpedrejt me stabilitetin politik rajonal te Shqiperise dhe qe cenon ne menyre direkte interesat politike dhe kombetare te shtetit shqiptar".

"Bota Sot" numrin e qel me rikonstatimin se " E vetmja zgjidhje e mirefillet e ceshtjes se Kosoves eshte njohja zyrtare e shtetit te pavarur demokratik te Kosoves. Nje Kosove e pavarur demokratike do te thote nje Kosove unitare, e pandare, nje Kosove qe do te ushtronte sovranitetin e saj ne cdo milimeter katror te shtetit, nje Kosove e qytetareve te barabarte, nje Kosove pa enklava, pa ndarje, pa postblloqe…".

  • Data 04.05.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0h
  • Data 04.05.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0h