Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 01.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës


"Behet publik propozimi i deputeteve gjermane te opozites per te ardhmen e Kosoves. Propozimi gjerman - zevendesim i UNMIK-ut me BE-ne dhe desovranizim i Serbise nga Kosova". Eshte ky kryetitulli i madh hapes i te perditeshma "Koha Ditore" e cila ne kryartikullin e numrit ben te ditur se "Perfaqesues te opozites ne Bundestagun gjerman kane diskutuar ne Prishtine te henen idene e tyre per nje rezolute te re per Kosoven e cila do te zevendesonte Rezoluten 1244, duke ia transferuar njekohesisht Bashkimit Evropian ushtrimin e sovranitetit mbi Kosoven, sovranitet ky qe me Rezoluten aktuale ushtrohet nga Kombet e Bashkuara, e qe bazuar ne ligjet nderkombetare formalisht e sheh Kosoven si pjese te Serbise".
Gazeta thekson se "Propozimi i bere e konsideron te nevojshme pranine e metutjeshme ushtarake te KFOR-it per ruajtje te sigurise ne Kosove, nderkaq per policine propozohet qe ne vend te asaj te OKB-se te jete ajo evropiane". Gjithnje sipas "Kohes Ditore", "Gjate debatit te organizuar ne Prishtine, me rastin e berjes publike te ketij propozimi, udheheqesit kosovare te institucioneve kane shfaqur shume dilemma per zhvillimin e kesaj ideje".

"Zeri" ndersa numrin e qel me temen e reagimeve te administrates se OKB-se dhe te Misionit te OSBE-se ndaj propozimeve te UNMIK-ut per reformimin administrates nderkombetare ne Kosove. Lidhur me kete gazeta shkruan se " Sic merre vesh "Zeri" nga burime diplomatike perendimore, ne Departamentin per Operacione Paqeruejtese ne Nju- Jork, ka hezitime sa i perket propozimeve te UNMIK-ut. Por, njohesit e rrethanave thone qe kjo nuk eshte fare befasie, sepse Nju - Jorku, rendom, ka nje qasje mjaft konservative sa i perket ndryshimeve eventuale organizative ne UNMIK". Po ashtu, sipas "Zerit", " edhe Misioni i OSBE-se nuk eshte i gatshem te mbeshtese kete model, i cili e ben ate te pavarur nga UNMIK-u".

Gjithnje lidhur me pergjegjshmerine nderkombetareve ndaj zhvillimeve ne Kosove, "Bota Sot" ne editorialin e numrit veren se " Kur perfaqesuesve te ndryshem te bashkesise nderkombetare iu thuhet se vonesa e zyratarizimit te pavaresise se Kosoves apo perpjekjet e tjera per ta rikthyer Kosoven aty ku ishte deri ne qershorin e vitit 1999, demton proceset jo vetem ne Kosove, por edhe ne rajon, zyrtaret e huaj nuk tregojne asnje prirje per ta degjuar kete argument te shqiptareve".

Gazeta "Kosova Sot" e cila shkruan se " Sipas burimeve, me 10, apo 11 qershor do te mbahet takimi i Nju Jorkut, ku do te diskutohet per pengesat ne procesin e privatizimit dhe gjetja e ndonje zgjidhjeje per zhblokimin e ketij procesi. Burimet gjithashtu potencojne se ne kete takim do te marrin pjese 3 persona, dy nga UNMIK-u dhe 1 person nga institucionet vendore". "ne anen tjeter", sic shkruan "Kosova Sot", " burimet brenda AKM-se kane sqaruar se ka gjase qe para shtatorit, apo tetorit te ketij viti te mos behet privatizimi i asnje ndermarjeje tjeter shoqerore…".

"Kuvendi i Kosoves -cka qene, ceshte dhe c´duhet te jete"? Eshte ky titulli i veshtrimit botuar ne "Epoken e Re" sipas te ciles" Pak eshte punuar per Kosoven ne Kuvendin e Kosoves. Shume here eshte bllokuar e mbivotuar Kosova ne Kuvendin e Kosoves".

  • Data 01.06.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0E
  • Data 01.06.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0E