Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 09.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Takimi i djeshem ne Prishtine, i dyti me radhe i Grupit te Kontaktit Plus, dhe vleresimet e tij per te arriturat ne Kosove pas takimit te pare te dates 20 prill jane ne qender te vemedjes se shtypit te ketushem. Lidhur me kete,"Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit nenvizon se " Vendet anetare te Grupit te Kontaktit kane riafirmuar, te marten, parimin se Kosova duhet te behet nje shoqeri ne te cilen te gjitha komunitetet do te mund te jetojne dhe punojne ne tolerance, paqe e drejtesi, pa pasur droje nga frika dhe armiqesite".

Pikë shitjeje gazetash të huaja në Gjermani

Pikë shitjeje gazetash të huaja në Gjermani

Gazeta thekson faktin se " Ne nje mbledhje qe ky grup ka mbajtur ne Prishtine, bashke me lideret institucionale dhe partiake te Kosoves, ne prani edhe te BE-se, NATO-se dhe UNMIK-ut, ka dale si perfundim se eshte nje pajtim I perbashket I gjithe pjesemarresve se prioritet kryesor per Kosoven mbeten sanimi I demeve te incidenteve te marsit, paraqitja para drejtesise e kryeeresve te ketyre incidenteve dhe kthimi I besimit ndermjet komuniteteve".

"Zeri" , gjithnje ne driten e takimit te djeshem te Grupit te Kontaktit Plus ne Prishtine, analizon se "Mbledhja e dyte e Grupit te Kontaktit Plus ( apo Grupit Perkrahes te Kosoves), me autoritetet nderkombetare dhe ato vendore, sipas te gjitha gjasave eshte mbizoteruar nga nje pakenaqesi e perbashket…Ne anen tjeter, as kesaj radhe Grupi Perkrahes nuk arriti ti ule se bashku politikanet shqiptare dhe serbe, por mbajti dy takime te ndara. Shtetet dhe strukturat qe perbejne Grupin Perkrahes kane mundesi te kembengulin per nje bashkepunim midis politikaneve shqiptare dhe atyre serbe dhe per kthimin e ketyre te fundit ne institucionet e Kosoves", vlereson komentatori I "Zerit".

"Bota Sot" ndersa ne lidhje me takimin e siperpermendur te Grupit Perkrahes per Kosoven, ne kryetitullin e madh hapes shkruan " Presidenti Ibrahim Rugova e vlereson privatizimin si ceshtje me te rendesishme". Citohet poashtu kryeministri Bajram Rexhepi te kete deklaruar enkas per gazeten ne fjale se " Faji per bllokimin e procesit te privatizimit bie mbi Shtyllen e katert te UNMIK-ut".

"Kosova Sot" duke njoftuar se formohet Grupi Keshillues per Sigurine, si nje mase per ndertimin e mirebesimit, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te komuniteteve ne Kosove, me qellim te sigurimit te rritjes se kembimit te informative rreth ceshtjeve te sigurise, ne editorialin e numrit konstaton se " Nje grup keshilldhenes ku marrin pjese edhe kosovaret mund te sherbeje ndoshta si nje forum I mire per te shprehur pikepamjet per situaten, por procesi I vendimmarrjes mbtetet teresisht ne duart e tjeterkujt".Gazeta apotrofon se " Siguria ne Kosove do te jete me e qendrueshme nese mekanizmat e pushtetit legjitim do te perfshijne edhe ceshtje qe lidhen me sigurine".

  • Data 09.06.2004
  • Autor Agim ZOGAJ, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As01
  • Data 09.06.2004
  • Autor Agim ZOGAJ, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As01