Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 10.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke shenuar pesevjetorin e perfundimit te luftes ne Kosove, "Koha Ditore" veren se "Ne Kosove , nga viti 1999 nuk eshte ndertuar nje shtet me kuptimin tradicional te tij, por nje strukture menaxhuese, me qellim te menaxhimit politik te nje territori dhe nje populli". Komentatori I gazetes ne fjale thekson se "Qeveria dhe Kuvendi, nuk jane opozite e kesaj strukture menzaxhuese. Perkundrazi, ata jane pjese integruese e saj, si organizativisht ashtu edhe politikisht". Nga ana tjeter, gjithnje sipas "Kohes Ditore", " Etnocentrizmi perendimor, ai qe eshte I verber ndaj rolit dhe pozites se vet por reagon me frazen mbrojtese " ne jemi ketu vetem per te ndihmuar", duke metuar nje epersi te rrejshme morale ( dhe rrjedhimisht duke fshehur epersine e vet politike), eshte nder problemet kryesore politike ne Kosove sot".


Gazeta "Kosova Sot" ne editorilin me titull " Ditelindja e rezolutes" thekson se " Pas pese vjeteve duket se rezoluta 1244 do te vazhdoje te mbetet ne fuqi edhe per nje kohe relativisht te gjate. Nderkohe , me mbetjen e saj ne fuqi, mbeten aktuale medyshjet e shumta qe shtrohen per statusin e Kosoves. Rezoluta I mbetet bensike sovranitetit te RFJ-se, nje entitet qe nuk ekziston me dhe do te duhej te hiqej fare nga teksti… ka shume argumente qe justifikojne domsdoshmerine e ndryshimit te kesaj rezolute", komenton autori I editorialit.

"Zeri" ne kryeartikulline numrit pasi pyet se " Pse vonohet emerimi I kryeadministratorit te Kosoves" me tej nenvizon se " Tashme dihet qe SHBA-te dhe Bashkimi Evropian kane perpiluar se bashku listen e kandidateve te mundshme per kete post njekohesisht tejet te rendesishem dhe tejet problematik, ku jane shquar dy emra: Kai Aide, I cili eshte ambasador I Norvegjise ne Paktin NATO, ne Bruksel, dhe I Piter Faith, diplomat holandez I cili sherben si keshilltar per Ballkan I Havier Solanes". Sidoqofte, sipas burimeve te "Zerit", "…pritet qe presioni I shtuar perendimor mbi Administraten e OKB-se do te jepe rezultat dhe qe se shpejti do te dihet kush do te jete kryeamdinistratori I peste nderkombetar I Kosoves".

"Bota Sot" nderkaq ne rubriken politike citon shefin e Zyres Gjermane ne Prishtine, Peter Rondorf I cili gjate nje takimi dje me studentet e Universitetit te Prishtines citohet te kete pohuar se "Standardet u caktuan, sepse nuk ishte koha te zgjidhej statusi final I Kosoves". Ai ka deklaruar se "…politika baze e BE-se dhe e Gjermanise vazhdon te jete "Standardet para statusit" dhe asgje nuk do te mund ta ndryshoje". Rondorf gjithashtu, ka pohuar para studenteve " se trazirat e marsit e kane kthyer Kosoven mbrapa ne procesin e plotesimit te standardeve" por qe, sipas shefit te Zyres Gjermane ne Prishtine " ka ende kohe qe te arrihet hapi dhe pastaj te shohim se cfare do te ndodhe ne mes te vitit 2005".

"Epoka e Re" nder materialet e numrit te sotem boton interviste me Jakup Krasniqin, minister I Sherbimeve Publike I cili citohet te kete thene se "Bashkesia nderkombetare po legjitimon miton dhe korrupsionin ne Kosove".

  • Data 10.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzz
  • Data 10.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzz