Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 04.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Bota Sot" numrin e hap me konstatimin se " Kreu i Kuvendit te Kosoves e ka perseritur keto dite perkushtimin e ketij institucioni per tiu permbajtur zotimeve qe te permbushe detyrimet e tij historike ndaj popullit te Kosoves, Sovranit te Kosoves. Keta muaj te veres jane nje kohe e mjaftueshme qe Kuvendi i Kosoves, duke pasur tashme kontekstin optimal te brendshem dhe te zhvillimeve rajonale e boterore, te gjeje mirekuptimin e Misionit te Kombeve te Bashkuara, gjithashtu, ne radhe te pare, sic ka deklaruar kreu i Kuvendit te Kosoves, mirekuptimin e miqve dhe aleateve tane, " pra te miqve amerikane dhe Brukselit". Kryerja e nje detyre te tille do te ishte nje veper permbajtesore ne menyre te pashlyeshme, duke e lehtesuar shume punen e ketij institucioni dhe te institucioneve qe dalin prej tij, ne mandatin e ardhshem".

"Sipas burimeve nga Kuvendi dhe UNMiK-u Projektligji per UCK-ne heqet nga procedura parlamentare". Eshte ky titulli imadh hapes i "Kohes Ditore" e cila ne lidhje ne njoftimin e mesiperm sqaron se "Projektligji per te drejtat e pjesetareve te luftes se UCK-se, familjeve te deshmoreve dhe viktimave te luftes civile mund te terhiqet nga procedura per miratim ne Kuvendin, nga ana e vete sponsoruesit, kane bere te ditur burime te besueshme nga Kuvndi i Kosoves". Gazeta shkruan se " Sponsuruesi i ketij projektligji. Ministria e Punes dhe e Mireqeniese Sociale, nuk ka konfirmuar nje gje te tille, perderisa zyrtare te UNMiK-ut jane shprehur te jene te gatshem te ndihmojne ne ridraftimin e ketij ose nje projekligji te ri te kesaj natyre. Merret vesh, sipas burimeve nga Kuvendi, se kryetari i tij dhe zevendesshefi i UNMiK-ut jane pajtuar, gjate nje takimi qe kane pasur te merkuren, te hiqet nga procedura projektligji ne fjale dhe me pas UNMiK_u dhe ministria perkatese te punojne se bashku ne perpilimin e nje projektligji te ri". Gjithnje sipas "Kohes Ditore", mesohet se " Ministri i Punes dhe i Mireqeniese Sociale, Ahmet Isufi, nuk ka konfirmuar se ky projektligj mund te terhiqet nga procedura parlamentare. Ai ka thene se kjo ministri eshte e interesuar qe ai te miratohet, por eshte shprehur se ajo eshte e gatshme ta terheqe nga procedura nese nje gje e tille eshte e domosdoshme".

Ndersa ne rubriken politike "Koha Ditore" boton nder te tjera veshtrimin me titull "Kohe per koalicione", ne te cilin apostrofohet se " Peisazhi parazgjedhor kosovar pak a shume tashme eshte i qarte. Por jo edhe rezultatet e mundshme". Komentatori i "Kohes Ditore" i rikujton lexuesit se " Java e kaluar per dhe ne politiken kosovare ishte relativisht interesante. iniciativa te reja qytetare dolen ne shesh me synimet per pjesemarrje ne zgjedhje, parti te reja organizonin pritje, personalitete prominente u anetaresuan ne parti te medha, lider partish botonin tekste e deklarata ne gazeta ku shpjegonin synimet e aspiratat e tyre per zgjedhjet parlamentare te vjeshtes…Rastesi? Aspak", konkludon autori i veshtrimit ne "Kohen Ditore".

  • Data 04.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzc
  • Data 04.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzc