Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 17.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

E perditshmja Koha Ditore, sot, shkruan se Kosoves i duhet model i veçante i decentralizimit. Ministria e jashtme e Austrise, sipas gazetes, serish ka mbledhur keshilltare te liderve politike nga Serbia dhe Kosova per te shqyrtuar disa modele te decentralizimit neper rajone te ndryshme te Evropes. Modeli belg, ai i Tirolit Jugor, ishujt e Alandeve dhe marreveshja e Ohrit, sipas gazetes kane qene modele per te cilat shqiptaret dhe serbet kane debatuar ne seminarin qe u mbajt ne Durnstein te Austrise. Nje e perditshme tjeter e ketushme, Zeri, nderkaq, shkruan se UNMIK-u do te reagoje ne lidhje me votimin e amandamenteve, nderkaq kuvendi finalizon ndryshimet me 29 korrik. Pas verejtjeve nga misioni i OSBE-se, administrata nderkombetare po e shqyrton rregullsine e procedures se votimit te amandamenteve kushtetuese dhe nese verehen shkelje, paralajmeron reagim adekuat shkruan gazeta Zeri. Nga ana tjeter deputete dhe zyrtare legjislative e kundershtojne mundesine e shkeljeve procedurale. Kuvendi nderkaq do te mblidhet me 29 korrik kur pritet miratimi i kater amandameneteve ne procedure me çka do te rrumbullaksohen propozim-ndryshimet ne Kornizen Kushtetuese. Nderkohe, ne komentin e saj, gazeta Zeri, shkruan se gati kater muaj pas trazirave te marsit ne forma te ndryshme permes deklaratave e raporteve po vazhdon te analizohet shkalla e fajesise dhe pergjegjesise per dy ditet me te renda qe pati Kosova prej perfundimit te luftes 17 dhe 18 marsin. Gazeta shkruan se jane dy raporte konfidenciale te pergatitura nga departamenti i operacioneve paqerujatese i OKB-se. Permbajtja e ketyre raporteve vazhdon te mbetet e panjohur per opinionin kosovar dhe per autoritetet e vendit. Ne kete koment thuhet se mund qe keto raporte nuk kane arritur ne konkludime te peraferta per menyren se si ka reaguar administrata nderkombetare ne Kosove ndaj sproves se madhe te marsit, prandaj raportet edhe vazhdojne te kene vulen konfidenciale per opinionin e ketushem shkruan Gazeta Zeri. Nderkohe, nje e perditshme tjeter e ketushme, Bota Sot, shkruan per hapjen e zyres dilomatike te Rumanise ketu ne Kosove. Presidenti Rugova hapjen e kesaj zyre e ka cilesuar ngjarje me rendesi te veçante. Ministri i jashtem i Rumanise, Mircea Geoana, pas takimit me presidentin Rugova, ka deklaruar se ai do te jete ne Nju Jork javen e ardhshme ku do te diskutoje me sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Kofi Annan, per çeshtjen e Kosoves nderkohe qe deshiron te jete i sigurt nga lidershipi i ketushem se Rumania eshte e mirepritur ne kete pune. Interesi me i madh i Rumanise sipas ministrit te jashtem Mircea Geoana, eshte qe tere rajoni te integrohet ne Evrope. Nje e perditshme tjeter e ketushme Kosova Sot, nderkaq, shkruan se ne Kosove ka 50 mije persona te helmuar si pasoje e ushqimeve te importuara. Inspeksioni sanitar shkruan Gezeta, i shpall lufte lengut te futave Fructal nga Sllovenia qe dyshohet te kete sasi te shtuar te elementeve radioaktive qe vjen nga Ukraina. Si rrjedhoje e moskntrollimit te produketeve ushqimore, sipas gazetes Kosova Sot, permendet rasti i epidemise se tularemise e cila me pare ishte prezente ne Kosove.
  • Data 17.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzM
  • Data 17.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzM