Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 20.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Shtypi i Kosovës sot fokusohet në radhë të parë në përgatitjen e partive politike për fushatën parazgjedhore.

"Tri partite qeverisese, jo vetem qe refuzojne te pranojne pergjegjesine per deshtimin e qeverisjes ne Kosove, por edhe ia fyejne intelektin votuesit te rendomte kosovar, meqe vazhdojne ta konsiderojne ta verber dhe te paafte per vleresim. Por, pas pese vjetesh zhgenjimi ne Kosove, me e forta eshte se jane pikerisht shefat e partive ata qe e kane humbur aftesine per vleresim racional". Me keto vleresime qelet editoriali I numrit te sotem te "Kohes Ditore' ne te cilin komentatori I gazetes ne fjale thekson se " Jane ditet e fundit kur po perpilohen listat zgjedhore ne te cilat shefat partiake vendosin te degjueshmit e tyre, ndersa " rebelet" e padegjueshem dhe konkurentet qe kercnojne lidershipin dhe popullaritetin brendapartiak po diskualifikohen, perkunder demit qe kjo I sjell perspektives zgjedhore". Madje sipas "Kohes Ditore", " edhe te partite nga me te voglat, ato qe nuk kane pushtet ne asnje nivel, lufta per karrige brenda partise po tregohet e ashper dhe po zbulon nje kulture autoritarizmi shpeshhere fatale per vete partine. Nderkohe, te partite e medha, tri subjektet qe kane ne dore pushtetin ne Kosove, tashme behen perllogarit paszgjedhore me paralajmerime per koalicione " te natyrshme" - mbase edhe si rezultat I pranimit te faktit se qeverisja katastrofale e tre vjeteve te fundit vetem sa do tju kushtoje pushtetareve me vota te humbura".

"Zeri" I cili ne faqen e pare shtron pyetjen " A mund ti organizojme vete zgjedhjet" me tej analizon se " Ne Kosove zyrtaret dhe politikanet tane duhet te tregojne qe kane mesuar nga pervoja e mire e mbajtjes se zgjedhjeve kendejpari, sepse ne te kunderten, edhe pas percaktimit te statusit, do te detyrohemi te therrasim ne ndihme OSBE-ne per organizimin e zgjedhjeve". Gazeta ben te ditur se "…vazhdojne pergatitjet e subjekteve garuese per zgjedhjet e sivjeme. LDK,e PDK, me pak ndryshime, caktojne listat e kandidateve per zgjedhjet 2004".

"Bota Sot" e cila pyet se " Cfare do te kene ne agjende partite politike per fushate elektorale" me tej nenvizon se " Per te permbyllur me sukses mandatin e ardhshem, Parlamenti I Kosoves do te duhej te fokusohet ne problemet qe jane esenciale per Kosoven - permbushjen e standardeve. Pa permbushjen e tyre, nuk mund te zgjidhet statusi final I Kosoves, e aq me pak, mund te hapet perspektiva per vendin qe te integrohet ne strukturat evroatlantike".

"Kosova Sot" gjithashtu ne faqen e pare shkruan se " Listat me emrat e kandidateve per deputet nga LDK-ja dhe AAK-ja, deri ne diten e fundit te dorezimit ne KQZ, mund te pesojne disa ndryshime te vogla, pasi qe ende nuk eshte marre qendrimi definitive per radhitjen e pjeses se eperme te listave". Gazeta parashikon se " Ndryshimet me te medha priten te ndodhin ne listat e kandidateve te LDK-se".

"Epoka e Re" ne kryetitullin e madh hapes shkruan se " Listat kryesohen nga Rugova, Thaci, Haradinaj, Surroi…".

Kurse e perditeshmja "Pavaresia" , duke iu referuar takimit te kryeparlamentarit Daci me deputetet e Bundestagut thekson se Daci insiston ne bartjen e kompetencave, se sipas tij "Misioni I UNMIK-ut dhe I OSBE-se te kalojne ne funksion te monitorimit".

.

  • Data 20.07.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzJ
  • Data 20.07.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzJ