Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 18.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Shtypi i sotëm i Prishtinës pyet se a do të jetë Petersen kryeadministratori i fundit në Kosovë

Kryeadministratori i ri i Kosovës Sören Jessen Petersen

Kryeadministratori i ri i Kosovës Sören Jessen Petersen

"Fakti nese Soren Jessen Petersen do te jete apo jo kryeadministratori I fundit, do te varet ne radhe te pare nga trajtimi qe ai do tu beje kompetencave te administrates se tij". Keshtu shkruhet ne editorialin e numrit te sotem te "Kohes Ditore" ne te cilin theksohet se " Krahasuar me kryeadministratoret qe kane qeverisur deri tani ne Kosove, Peterseni mund te konsiderohet si nje nga njohesit me te mire te problemeve ballkanike. Ai tashme e ka marre detyren dhe pasi te kete kryer te gjitha hapat e para prezentues rutine,…do te kete mundesi te tregoje origjinalitetin e tij qe ka te beje me strategjine e punes bazuar ne afate te percaktuara, si dhe taktikat per realizimin e kesaj strategjie".


Per gazeten "Zeri" "Duket qe Soren Jesen Petersen, se paku ne fillim, do ta kete fatin e Kushnerit, te Shtajnerit dhe Holkerit, megjithese qe tani e ka te qarte se fundi i mandatit te tij do te jete edhe perfundimi i Administrates Nderkombetare ne Kosove. Per kete shkak, periudha me e rendesishme per te, per ne dhe per Perendimin do te jete pikerisht gjashtemujori i ardhshem, e jo faza finale e qendrimit te tij, kur Petersen pritet te ndihmohet nga Grupi I Kontaktit, si ne vleresimin e standardeve, ashtu edhe ne pergatitjen e procesit te percaktimit te statusit". " Ne gjashte muajt vijues", sipas "Zerit", " do te kuptohet a do te jete ne gjendje Petersen te jete force levizese e ndryshimeve ne UNMIK, ne raportet e UNMIK-ut me zyrtaret vendore dhe ne shoqerine kosovare".
Gazeta "Pavaresia" ne kryeartikullin e numrit shkruan se " Kryadministratori Petersen planin e tij te punes dhe te administrates qe drejton e ka mbeshtetur ne kater shtylla: ne krijimin e sigurise per te gjithe qytetaret, ne dialogun e brendshem dhe te jashtem, ne permbushjen e standardeve, si dhe ne intensifikimin e punes se UNMIK-ut, shtimin e kredibilitetit dhe besimin ndaj tij".

Kurse "Epoka e Re" ne faqen e pare shkruan " Ndoshta Peteresni ka ardhur per ta ndryshuar historine". Gazeta nenvizon se "…shansin e ka ne duart e veta: te hyje ne histori, ose ta nxjerre UNMIK-un nga historia. Secila e ka peshen e vet per Kosoven" konkludon "Epoka e re".

Ndrrojme teme me bllokun e temave ekonomike dhe sociale ne Kosove. "Bota Sot' ne rubriken politike boton intervisten me Ahmet Shalen, zevendesdrejtor I AKM -se I cili pasi ka theksuar se " Ndermarrjet shoqerore ose do te privatizohen, ose do te likuidohen" me tej ka shuar se "Kosova tani eshte vendi i sigurt per investime dhe perdite e me shume po e larteson nivelin e sigurise dhe se banoret e saj e kane kutpuar se privatizimi dhe zhvillimi i sektorit privat eshte proces i paalternative".

"Kosova Sot" ndersa ne editorialinme titull " Rreziku social", fillimisht pyet :"…a rrezikohemi vertet nga nje shperthim social"? Gazeta veren se " Varferia eshte ne rritje kudo, pune nuk ka, investime te mirefillta me gjase nuk do te kete. Kjo ka rezultuar ne rritjen e papunesise, e cila vazhdon te pengoje stabilizmin e situiates". Gjithnje sipas vleresimeve te "Kosoves Sot', "Kosova me shkalle te papunesise mbi 60 per qind, kerkon vepra dhe programe konkrete ne zhvilimin e ekonomise dhe hapjen e vendeve te reja te punes, e jo vetem fjale dhe premtime boshe".

  • Data 18.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryu
  • Data 18.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryu