1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj17 Shtator 2004

Shtypi i Kosovës në temën e zgjedhjeve parlamentare shkruan se votimet e 23 tetorit nuk do të duhej të kushtëzoheshin me procesin e dezentralizimit apo edhe me çfardo qoftë tjetër

https://p.dw.com/p/AryT

Duke njoftuar se javen e ardhshme ne Nju - Jork do te mbahen takime shume te rendesishme per Kosoven, "Zeri" konsideron se " Nje porosi e prere e Ananit dhe e Grupit te Kontaktit per daljen ne zgjedhje te serbeve do te ishte e domosdoshme per te krijuar ate cilesine kritike te presionit mbi Beogradin, i cili mbetet pengesa kryesore per mbarevajtjen e zgjedhjeve. Votimet e 23 tetorit nuk do te duhej te kushtezoheshin me procesin e decentralizimit apo edhe me cfaredoqofte tjeter. Ne aspektin e zhvillimeve te tjera te cilat kane te bejne me Kosoven, do te ishte mire, ashtu sic ka mundur te degjohet ne disa qarqe displomatike, nese Anan dhe Grupi i Kontaktit perkrahin Raportin e Kai Aides, ambasadorit norvegjez dhe emisarit special te vete Ananit. Raporti i Aides eshte gjithsesi dokumenti me i plote, me objektiv per gjendjen ne Kosove dhe per hapat qe duhet ndermarre ne te ardhmen. Respektimi i rekomandimeve te tij do te lehtesonte shume tefillimin e lemshit kosovar", komenton "Zeri".


Kurse "Koha Ditore" pasi nenvizon se "Kosova dhe institucionet e saj jane peng i nje opozite te mirefillet", me tej thekson se " Do te saktesohej se qytetari i Kosoves duhet te dije se kush do te jene udheheqesite e tyre ne te ardhmen per te qene me bindes per voten qe do ta hedhin. Nuk mjaftojne vetem emrat e parlamentareve se ata tashme jane ne opinion dhe deri diku eshte e qarte. Duhet ta dije qytetari potencialin e partive, ndryshimet qe po i bejne ne strukturat udheheqese te institucioneve…". Gazeta ne rubriken politike citon Veton Surroin, bartes i listes ORA te kete thene pas kthimit nga turneu ballkanik se "Kosova me Malin e Zi duhet te vendose marredhenie ndershteterore".


"Bota Sot' fillimisht duke i sjellur ne kujtese lexuesit deklaraten, dite me pare te kryeparlamentarit Daci se " Kuvendi i ardhshem i Kosoves, nese nuk e shpall pavaresine e Kosoves, nuk ka pse te ekzistoje", me tej analizon se " Kuvendi i Kosoves me perberje aktuale duhet tia lehtesoje punen kuvendit te ardhshem", se "As ai, as dikush tjeter nga perberja e tanishme e Kuvendit te Kosoves nuk e ka te drejten funksionale qe ti lere detyrat perberjes se ardhshme te Kuvendit te Kosoves, perkundrazi perberja e re ka te drejte tiu kerkoje, llogari kryetarit aktual dhe deputeteve te tjere te Kuvendit te Kosoves te mandatit 2001 - 2004". "Prandaj", sic apostrofon "Bota Sot", "Kuvendi i Kosoves i mandatit ne vazhdim e ka per detyre ti permbushe te gjitha ato zotime qe ka marre perballe popullit te Kosoves qe do tia lehtesonin punen Kuvendit te Kosoves qe e filllon mandatin pas zgjedhjeve te 23 tetorit 2004".


Nderkohe qe, "Kosova Sot", veren se " Vezhguesit e ndryshem kane theksuar se edhe ne zgjedhjet e 23 tetorit te ketij viti duhet te zhvillohet lufte e madhe politike dhe propagandistike per ti bindur qytetaret qe te dalin ne votime, perndryshe, mundesia e shtimit te numrit te atyre qe do te vendosin te abstenojne nga zgjedhjet e dyta parlamentare rrezikon te shenoje ngritje edhe me te madhe".


Nga permbajtja e sotme e shtypit te ketushem nuk mungojne as aspektet e trajtimit te gjendjes ekonomiko- sociale te popullates kosovare per cka "Epoka e Re", duke iu referuar raportit me te ri te UNDP-se njofton se " Gjysma e kosovareve jetojne me me pak se dy dollare ne dite".