Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 15.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Temë e komenteve në shtypin e sotëm të Gjermanisë është vendimi i presidentit francez Zhak Shirak për referendum popullor lidhur me kushtetutën e BE-së. Analistët i kushtojnë vëmendje edhe clirimit të kryeministrit britanik Toni Bler nga akuzat lidhur me luftën në Irak.

Ja se si e vlerëson gazeta "Die Welt" vendimin e Shirakut për referendum popullor lidhur me kushtetutën e BE-së:

"Vendimi ka kuptim. Në fund të fundit kushtetuta do të përcaktojë jetën e përditshme politike të francezëve. Franca në këtë mënyrë renditet në ato shtete, të cilat duan t´u japin të drejtën e fjalës popujve të tyre. Ndërsa koalicioni gjithëpartiak në Gjermani është kundër kësaj. BE-ja në Gjermani vazhdon të konsiderohet si politikë elitare, të cilën nuk e kupton masa. Ndaj populli nuk duhet të involvohet në këtë cështje. Por tek referendumi popullor qëndron edhe shansi që projektkushtetuta të njihet edhe prej sovranit për të zgjuar patriotizmin evropian, gjë që aktualisht mungon."

E përditshmja "Frankfurter Rundschau" shënon:

"Një vendim i tillë nuk është revolucionar për një vend si Franca. Por padyshim që për një president, qeveria e të cilit i ka punët pisk, ideja e referendumit për t´ia lënë popullit të vendosë për ndryshime vendimtare është e guximshme. Ndryshimet i preokupojnë qytetarët përtej brigjeve të Rinit po aq shumë sa edhe qytetarët këtu në Gjermani për reformat sociale të qeverisë Shrëder. Shiraku riskon dicka, sepse ka shumë gjasa që në referendum populli të japë mendimin e tij më tepër për qeverinë e Rafarenit se sa për kushtetutën e BE-së."

Mbi të njëjtën temë edhe një citat nga komenti i gazetës "Financial Times Deutschland":

"Shiraku rezikon ta cojë drejt dështimit procesin e bashkimit evropian. Një votë negative e francezëve do të peshonte shumë më tepër se sa një "Jo" e britanikëve, gjë e cila pritet. Nëse Franca voton kundër projektkushtetutës së BE-së, atëherë bie poshtë edhe ideja e një bërthame evropiane me një motorr gjermano-francez, opcion ky i parashikuar për rastin e refuzimit të kushtetutës nga britanikët."

Sa i përket raportit të komisionit hetimor në Britaninë e Madhe lidhur me luftën ne Irak dhe clirimit të kryeministrit Toni Bler nga akuzat, gazeta "Märkische Oderzeitung" vëren:

"Eshtë tipike për Toni Blerin që edhe një bllof të tillë sic ishte supozimi për arsenalet e armëve të Irakut ta shfrytëzojë për të fituar pikë si burrështeti një vendi të madh civilizues. Gjatë takimit me kryeministrin italian Silvio Berluskoni Bler mbrojti tezën, se bota pa Sadam Huseinin është bërë më e sigurtë. Faktikisht ky pretendim e anashkalon realitetin e gjendjes katastrofale të sigurisë në Irak dhe si rjedhojë e saj edhe rezikun për destabilizimin e rajonit. E vërteta është, se bota ndonëse ka shpëtuar nga një diktator, në Iraku po gëlojnë grupet e ndryshme terroriste. E vërtetë është gjithashtu që ndryshimi i pushtetit në Bagdad e ka larguar vëmendjen nga armët e asgjësimit në masë."


Në të përditshmen "Berliner Zeitung" lexojmë:

"Ndërkohë ka shumë prova bindëse, se forcat me influencë në qeverinë e Bushit e kishin planifikuar prej kohësh fushatën në Irak. Sulmet e 11 shtatorit 2001 u erdhën për mbarë atyre për zbatimin e këtij plani. Këto qëndrime kanë argument perspektivën e pastër të politikës amerikane për të qenë superfuqi. Por c´i duhej Britanisë së Madhe në këtë mes dhe cfarë fitoi Toni Bler prej kësaj? Duket se kemi të bëjme thjeshtë me ndjekjen verbërsht të veprimeve të superfuqisë. Por bilanci për kryeministrin britanik është i hidhur. Sepse ai nuk fitoi asgjë, vecse humbi atë që është më e rëndësishmja për një politikan: ai humbi kredibilitetin. Humbja e besimit do të thotë humbje e shumicës. Rasti i homologut spanjoll të Blerit Aznar është një shembull i mirë për këtë."

  • Data 15.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzO
  • Data 15.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzO