Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 11.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Zgjedhjet në Afganistan dhe plani i dy partive ekstremiste të djathta në Gjermani për të bashkëpunuar për zgjedhjet parlamentare 2006 janë dy ndër temat që komentohen në shtypin e sotëm të Gjermanisë.

Lidhur me zgjedhjet në Afganistan e përditshmja "Handelsblat" që del në Dyseldorf vëren:

"Përe presidentin Xhorxh Bush vështirë se do të kish lajm më të mirë për fushatën e tij elektorale se sa rezultati i zgjedhjeve në Afganistan. Pavarësisht nga të gjitha problemet në Irak, tashmë ai mund ta përdorë si model Afganistanin. Ndonëse vendi në malësitë e Hindukushit është ende shumë larg të qenit shembull. Ende shumë territore të vendit kontrollohen prej udhëheqësve milicë, kultivimi i drogës po përjeton rekorde të reja, rindërtimi as po ndjehet nëpër provinca. Vala e dhunës në prag të zgjedhjeve tregon, se siguria vazhdon të mbetet një probem kyc në Afganistan. Por pa siguri nuk ka paqë dhe pa paqë nuk ka rindërtim të qëndrueshëm. Afganistanit i duhet të jetojë edhe shumë vjet nën mburojën e NATO-s. Ndërkohë që aleanca atlantike duhet t´u përmbahet premtimeve të saj. Suksesi i qëndrueshëm i misionit "ndërtimi i kombit" mund të arrihet në Afganistan vetëm nëse NATO-ja do të ketë vullnetin për të qenë prezente në mbarë vendin."

Gazeta e Mynihut "Süddeutsche Zeitung" të njëjtën temë e komenton:

"Qysh në fillim ishte e qartë, se këto zgjedhje nuk mund të ishin më shumë vec një përpjekjeje për t´u afruar në demokraci. Pas 25 vjetëve luftë ndërtimi i strukturave civile është një proces i mundimshëm dhe i gjatë. Nëse zgjedhjet do të mateshin me kutin perëndimor ato as që duheshin organizuar në sfondin e mungesës së stabilitetit që ka Afganistani. Megjithatë presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, i donte zgjedhjet pikërisht tani, edhe afganët vetë kishin nevojë për këto zgjedhje si një shenjë e përparimit, pavarësisht nga të gjitha mangësitë."

Lexojmë tani një citat nga komenti i së përditshmes "Wiesbadener Kurier":

"Zgjedhjet presidenciale në Afganistan nuk ishin as më shumë e as më pak, se sa një hap në drejt demokracisë dhe stabilitetit shtetëror. Qeveria me këto zgjedhjeve ende nuk ka mundur të sigurojë legjitimitetin e pranuar nga populli, kjo për shkak të dyshimeve për manipulime. Në një vend të përcarë prej luftës civile dhe interesave të klaneve, do të duhen përpjekje shumëvjecare derisa institucionet e reja dhe qeveritarët e rinj të gëzojnë besimin e popullit."

Një tjetër aspket të këtyre zgjedhjeve vecon komentatori i gazetës "Financial Times Deutschland":

"Popullsia në Afganistan meriton rrespektin më të madh. Në mes të borës, pluhurit dhe shiut të shtunën miliona njerëz zunë radhë në mëse 5.000 qendrat e votimit, për të marrë pjesë në zgjedhjet e para demokratike presidenciale në historinë së vendit të tyre. Pati edhe arësye për t´u gëzuar, për faktin se votimet u zhvilluan në përgjithësi të qeta. Kërcënimet e talibanëve, se do të pengonin votimet nëpërmjet sulmeve nuk u provuan si të vetëkuptueshme. Por OKB-së dhe qeverive perëndimore, që lëvduan aq shumë afganët në fundjavë, duhet t´u vijë turp për përfytyrimet e veta. Që në ditën e votimeve u konstatuan gabime të rënda teknike. ... Rjedha e këtyre zgjedhjeve duhet të hetohet rrënjësisht madje me pjesëmarrjen ndërkombëtare. Vetëm pas kësaj duhet të vendoset nëse këto zgjedhje janë të vlefshme apo duhet të përsëriten."

Sa u përket zhvillimeve në politikën e brendëshme në Gjermani ndalemi në deklaratat e dy partive ekstremiste të djatha, NPD, partia naiconal-demokrate e Gjermanisw dhe DVU, bashkimi i popullit gjerman, që synojnë të shpallin kandidatë të përbashkët për deputet në Bundestag.

Në gazetën "Westdeutsche Zeitung" lexojmë:

"Sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo duhet të vlejë edhe për demokracinë difensive. Pas dështimit të procesit për ndalimin e partisë nacional-demokrate të Gjermanisë, NPD, dhe suksesit të saj në zgjedhjet për parlamentet e landeve në Lindje, nuk ka alternativë vec konfrontimit ofensiv me ideologjinë ekstremiste të djathtë. Nëse i shmangesh konfrontimit, nëse e kthen atë në tabu, do të thotë që 60 vjet pas Holokaustit t´i hapësh rrugën politikës johumane drejt Bundestagut 2006."


Vecojmë një pjesë edhe nga komenti i së përditshmes "Neue Osnabrücker Zeitung":

"Me interes pritet emri me të cilin do të prezantohet lista e përbashkët elektorale e dy partive ekstremiste të djathta NPD dhe DVU. Ndoshta këtyre dy partive do t´u shkonte përshtat emri "Shoqata e gjermanëve qe jetojnë përjetsisht në të kaluarën". Pavarësisht se ç´arësye i bashkon këto parti, që deri më dje vetëm e kanë përcarë skenën e djathtë, duhet thënë shyqyr Zotit që ende është me pikëpyetje prezenca e tyre në Bundestag."

  • Data 11.10.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryE
  • Data 11.10.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryE