1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci, Tiranë6 Mars 2004

Përveç për ngjarjet politike, gazetat e Tiranës shkruajn edhe për skandalin e INSIG-ut dhe ALBTELEKOMI-it

https://p.dw.com/p/As1x
Nga shtypshkronja deri te lexuesi: Procesi i shtypjes së një gazete në shtypshkronjë!
Nga shtypshkronja deri te lexuesi: Procesi i shtypjes së një gazete në shtypshkronjë!Fotografi: Illuscope

Gazetat "Korieri" dhe "Shekulli" i hapin sot materialet e tyre duke cituar Presidentin e Komisionit Europian t´i kete thene Presidnetit te Shqiperise ,Alfred Moisiut ne Shkup se "politikanet shqiptare duhet te ruajne unitetin ose ne te kundert vendi do te shkoje drejt katastrofes. Gazetat shkruajne se Prodi dekjlaroi gjate ketij takimi se Shqiperia nuk duhette reflektoje momente destabilizuese dhe te mos mbetet nje vend me mungese te theksuar stabiliteti.

Gazeta "Korieri" boton sot kryeartikullin "Nano dhe Presidenti i ri i Maqedonise" ku duke marre shkas nga angazhimi i kryeministrit te Shqiperise, per unifikimin e faktorit shqiptat ne Maqedoni gjate pranise se tij ne Shkup, perte marre pjese ne funeralin e Boris Trajkovskit,kjo gazete shkruan se mosrealizimi i takimit te perbashket Nano- Xhaferri- Ahmeti tregon se faktori i atjeshem shqiptar ka ende probleme te luftes politike. Ai eshte larg te qenit i unifikuar, per çështje kaq percaktuese per te ardhmen e tyre si çeshtgja e zgjedhjes se Presidnetit te ri te Maqedonisë.

Gazeta "Koha Jone" i hap materialet e saj me ate qe kjo gazete e quan skandali i drejtorëve te hequr te INSIG-ut dhe te ALBTELEKOMI-it. Sipas gazetes drejtorët ne keto ndermarrje te rendesishme, ende te pa privatizuara, i emeron kryeministri Nano dhe pa kaluar shume kohe u kerkon te japin doreheqjen. Ne fillim ata cilesohen te preferuarit e shefit te qeverise. Por kur marrin detyrendel se reformat jane te veshtira per t´u realizuae,pasi kjo, thekson gazeta" Koha Jone", kerkon qe ata te luftojne rrjetin nepotik dhe konfliktet e interesave. Kur cenojne atje ku nuk duhet, menjehere u kerkohet doreheqja."

Gazeta "Albania" boton sot kryeartikulin" Edhe njehere per historine qe vjen pas Nanos"me disa refleksione rreth vizites se kryeministrit te Shqiperise ne Kosove. Gazeta vlereson ne menyre te vecante deklarimin e Veton Surroit, i cili citohet te kete thene se pas 10, 15 vitesh kur te shkruhet historia e Kosoves, si per luften ashtu edhe per paqen,dote duket edhe kontributi dhe merita e padiskutueshme e Fatos Nanos. Duke komentuar kete deklarim, gazwta" Albania" shkruan se Nano shume pune i ben pa zhurme dhe buje, prandaj edhe thenia e tij "Une jam Fatos Nano,prapa me vjen historia" mund te mos jete thjesht nje batute apo fjale goje por pohim i nje procesi, te kujtuar ne Prishtine nga Surroi.

Gazeta" Shekulli"boton sot opinionin" Po shikove pas, prapa ngelesh" ku kritikohet debati qe ka ngjallur ne politiken dhe ne mediat e Tiranes dekorimi nga Presidenti i Republikes i dy ish punonjesve te SHIK- ut, te vrare ne trazirat e vitit 1997 ne Vlore. Sipas gazetes ky interes i tepruar largon vemendjen nga problemet reale ekonomike.

Gazeta "Shekulli" boton sot edhe opinionin" Zgjedhjet ne SHBA dhe Kosova" ku vihet ne dukje se demokratet amerikane pokerkojne qe ta kthejn eperseri Ballkanin ne nje axhene te dites. Argumnet i voneses se dhenies se pavaresise Kosoves, shkruian kjogazete, po permendet ne shtypin amerikan si shembull i Ieq qe duhet te kihet parasysh ne kalimine pushtetit ne dore te vendasve ne Irak.