1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci23 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1f

Gazeta "Korrieri" i hap sot materialet e saj duke cituar Zyren per Mbrojtjen e Qytetareve te kete thene se mafia po blen politiken e Tiranes.Gazeta shkruan se kjo zyre, nje organizate jofitimprurese, ka kerkuar publikimin e financimit te partive politike. "Me parate e buxhetit te shtetit, partite politike ne Shqiperi mbulojne shpenzimet vetem te nje muaji. Po ne 11 muajt e tjere?" pyet gazeta" Korieri."

Gazeta "Albania" paralajmeron fillimin neser te protestave te levizjes "Nano ik" ne Laç. Per kete levizje gazeta "Korieri" boton sot opinionin" Vrima te vazhdueshme ne uje" shkruar nga kryetari i reformatoreve opozitare Genc Pollo. Sipas tij kjo levizje eshte e deshtuar dhe protestat e organizuara prej saj thjesht" nje vrime ne uje", pasi detyra kryesore e opozites eshte te punoje per te fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Opinione, komente dhe analiza per zhvillimet me te fundit ne Kosove perbejne sot nje fokus te dukshem ne faqet e gazetave te Tiranes.
Gazeta "Koha Jone" boton sot kryeartikullin me titull" Ne dite te veshtira nuk mjafton vetem ngushellimi" ne te cilin kritikohet politika zyrtarte e Tiranes ndaj Kosoves. Gazeta shkruan se ne te gjtiha rastet e krizave ne Kosove politika zyrtare e Tiranes ka perseritur ne refren me zerin e Perendimit thirrjet per vetepermbajtje dhe zgjidhje te problemeve me mjete politike. Por nuk ka qene aktive per te nxitur proceset ne Kosove dhe i eshte bashkuar ne çdo rast refrenit "standartet para statusit."
Gazeta shkruan se Kosova ka nevoje ne rradhe te pare per perspektive ekonomike dhe per pranim te realitetit ekzistues: qe Kosove do te jete shtet i pavarur."

Gazeta "Shekulli" boton sot nje interviste te shkrimtarit Ismail Kadare, dhene ne Paris gazetarit italian Pietro Giudice, me titull " Pse Kosova nuk bashkohet me Shqiperine?" Kadare shprehet ne kete interviste se …"ideja e Shqiperise se Madhe nuk eshte autoktone, por me origjine fashiste. Ajo eshte nje hipoteze gjeopolitike, e perqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjate pushtimit italian te Shqiperise. Por gjithsesi shumica e kosovareve jane kunder bashkimit me Shqiperine. Midis dy popujve ka patur historikisht - ka edhe sot e kesaj dite - shume pika konflikti."

Gazeta "Korrieri" ne rubriken " Ngjarje e javes" boton sot nje reportazh me titullin " Ibri, lumi qe ndan shqiptaret dhe serbet". Gazeta e quan nje destin te keq vendosjen e fshatit Çabër, ku u mbyten tre femijet kosovare, mes ujrave ku vdekja vigjelon jeten. Fatkeqesia e Çabrës ka lidhje me fqinjesine me serbet. Po te ishin arrestuar fajtoret qe ate nate kur ndodhi krimi popullata nuk do te kishte shperthyer ne dhune."