1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka / Tiranë19 Prill 2004

Gazetat e sotme të Shqipërisë kanë si tema kryesore diskutimin për sistemin më të mirë zgjedhor në Shqipëri si dhe efektet e lëvizjes opozitare 'Nano ik'. Ato publikojne idene e kryetari të PR, Fatmir Mediu se sistemi zgjedhor proporcional do të shmangë manipulimet.

https://p.dw.com/p/As0x

“Proporcionali shmang manipulimet. Kreu republikan, Fatmir Mediu, kerkon ndryshimin e Kushtetutes per Kodin Zgjedhor. Duhen firmat e 1/5 te deputeteve. Neser fillon mbledhja e firmave”. Me keto tituj hapet sot faqja e politikes e te se perditshmes PANORAMA. “Pas mbledhjes se djeshme te kryesise se republikaneve, kryetari i kesaj partie, Mediu, ka rreshtuar te gjitha avantazhet qe sipas tij, do te sjelle ndryshimi i sistemit zgjedhor nga mazhoritar ne proporcional. Duke u bazuar ne menyre te vecante tek rritja e nivelit te perfaqesimit ne parlament te seciles parti politike, si dhe shmangia e manipulimeve, Mediu, i ka bere thirrje dje, te dy partive te medha, por dhe partive te tjera qe me nje vullnet te mire politik te nderhyjne sa me shpejt te jete e mundur ne Kushtetute, per te ndryshuar sistemin zgjedhor. Synimi i partive te vogla, per te patur nje sistem zgjedhor proporcional eshte i hershem dhe here pas here ka sjelle debat ne politike”.

“Shehi: Levizja “Nano ik” ka deshtuar. Kryetari i Partise Demokratike te Rinovuar kritikon strategjine e Berishes per te rrezuar qeverine. Kjo levizje nuk ka nje objektiv te qarte. Opozita duhet te merret me reformen zgjedhore”. Me keto tituj hapet sot faqja e politikes e gazetes BALLKAN, qe i referohet disa komenteve qe ka bere per mediat ne Shqiperi, Dashamir Shehi. “Megjithese ka marre pjese ne mitingjet e opozites, kreu i demokrateve te rinovuar u shpreh se levizja “Nano ik” nuk i ka te qarta objektivat qe ajo do te arrije dhe ajo eshte e destinuar te deshtoje. Sipas Shehit, opozita duhet te angazhohet me pare me reformen zgjedhore dhe pastaj te hyje ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, e sigurte se ato nuk mund te manipulohen. “Nuk behet fjale per kerkuar zgjedhje te parakohshme, pasi ende nuk eshte kryer reforma zgjedhore. Te gjithe faktoret politike duhet te angazhohen per ta perfunduar kete proces dhe me pas mund te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme”, deklaroi ai.

Nderkohe KOHA JONE i referohet qendrimeve te nenkryetares se PD dhe te parlamentit Jozefina Topalli, ne lidhje me komentet qe ka bere Shehi. “Topalli: Ne nuk do te deshtojme” eshte titulli i nje artikulli kryesor ne faqen e politikes te kesaj gazete, ku mes te tjerave shkruhet: “duke i qendruar idese se saj se opozita nuk sheh qellim ne vetvete zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, por zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ajo (Jozefina Topalli) u shpreh dje se levizja “Nano ik” po konsolidohet cdo dite e me shume duke pare dhe mbeshtetjen nderkombetare qe ajo po merr cdo dite. Sipas nenkryetares demokrate, kjo levizje do te kete nje konsolidim te metejshem ne muajin qe po vjen dhe kjo me qellimin e vetem per te treguar se “shqiptaret kane nevoje vertet per zgjedhje te lira, gje qe ju ka munguar ne keto vite pluralizem, duke shtuar gjithashtu se “kjo gje nenkupton largimin e kryeministrit Fatos Nano”.

E perditshmja DITA hapet sot me titullin e madh “E diela e pergjakur, 4 viktima”, duke evidentuar kroniken e zeze te 24 oreve me pare ne Shqiperi. “Kater persona kane mbetur te vrare gjate 24 oreve te fundit ne tre rrethe, nder ta dy biznesmene te njohur. Ne Malesine e Madhe eshte qelluar per vdekje Kol Noshi, nje nga tregetaret e njohur, ndersa ne Vlore eshte ekzekutuar pronari i nje bilardoje. Po ne Malesine e Madhe eshte vrare nje 50 vjecar, i cili punonte ne arrat e fqinjit, per te siguruar jetesen e familjes, ndersa ne Tropoje, nje i ri eshte viktima e fundit e gjakmarrjes”.