1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

27 Shkurt 2003
https://p.dw.com/p/As4j

Agim Zogaj

"Koha Ditore" në kryeartikullin e numrit duke iu refruar një përgjigje të Steinerit ndaj një letre të kryeminsirtir serb Zoran Gjingjiq, nënvozon se:" Në përgjigjen e vet ndaj letrës së kryeministrir të Serbisë ku ai kërkon kthimin e forcave serbe në Kosovës, Michael Steiner, ia ka rikujtuar Gjingjiqit deklaratën e KS të OKB-së kundër eksploatimit të së ardhmes së Kosovës për qëllime politike dhe ka kërkuar nga ai të përmbahet nga nxitja e emocioneve".
Në vijim gazeta thekson faktin se:" Steiner i ka shkruajtur Gjingjiqit një letër më 21 shkurt duke i thënë se ai sapo është kthyer nga një mbledhje e KS të OKB-së në New York, pas së cilës presidenti i KS ka bërë një deklaratë".
Deklarata, i ka shkruar Steiner Gjingjiqit, në mënyrë specifike thekson se : " Këshilli refuzon fuqisëshëm iniciativën e njëanëshme që mund të rrezikojnë stabilitetin dhe procesin e normalizimit jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin" si dhe " refuzon çfarëdo përpjekje për të eksploatuar çështjen e së ardhmes së Kosovës për qëllime politike". Kryeadministratori i OKB-së në Kosovë në vijim të letrës drejtuar kryeministrit serb poashtu ia ka riperserirur qëndrimin se:" Të gjithë liderët duhet të përmbahen nga nxitja e emocioneve dhe në vend të kësaj të gjithë ne duhet tu japim komuniteteve në Kosovë, përfshirë këtu edhe komunitetin serb, vetëbesim për të ardhmen e tyre në Kosovës".
"Zëri", duke u ndërlidhur me reagimet në Prishtinë në lidhje me deklaratat e kryeministrir serb, për krijimin e minishteteve në Kosovë merr vesh se: " Steiner dhe përfaqësuesit shqiptarë thonë se " minishtetet" e Gjingiqit nuk kanë gjasë në Kosovë. Për shefin e UNMIK-ut, idetë e Gjingjiqit janë në kundërshtim me synimin e shprehur të bashkësisë ndërkombëtare dhe të KS të OKB-së se Kosova nuk duhet të instrumentalizohet për çështje të brendshme".
Gazeta vë në pah se:" Alush Gashi i LDK-së, thotë se coptimi i Kosovës do të thoshte një konflikt i ri, Ramë Buja i PDK-së vlerëson se deklarata e Gjingjiqit i ka tejkaluar edhe ato të Milosheviqit, kurse Bujar Dugolli i AAK-së pohon se minishtetet e as modeli i Bosnjës nuk kanë kurrfarë gjasash të realizohen në Kosovë.". Ndërkohë që sipas "Zërit" :" Vetëm Oliver Ivanoviq deklartat e Gjingjiqit i ka cilësuar të kuptueshme".
"Kosova Sot" në temën e mësipërme i referohet zëdhënësit të UNMIK-ut Simon Hasellock i cili ka thënë se:" Kryeministri serb, Gjingjiq, në vend të ofrimit të një politike kaq të frikshme për Kosovën, është më mirë sikur ai të përgjigjet si burrshteti, në radhë të parë për krimet që kanë bërë jo pushteti, por edhe shteti i Serbisë në Kosovë". Pra, sipas Hasellock pushteti serb duhet të " jap llogari për dëmet e luftës, të japë llogari për të gjitha ato vjedhje që janë bërë në Kosovë, të kërkojnë publikisht një falje publike për krimet që kanë bërë në ish Jugosllavi dhe në Kosovë së fundi".
"Epoka e Re" në një ndër titujt e madh hapës shkruan se:" Limaj përsërit mesazhet: Për hirë të Kosovës, mos u konfrontoni me bashkësinë ndërkombëtare".
Kurse në temën e aktakuzës së ngritur nga Tribunali i Hagës kundër katër ish pjesëtarëve të UÇK-së "Koha Dotore" komenton se:" Shpallja e kosovarëve nga Tribunali i Hagës si kriminelë lufte duhet të kontestohet në çdo mënyrë kur një gjë e tillë nuk përligjet nga dëshmitë dhe nga konteksti i luftës në Kosovë, kurse rastet individuale të dhunës së skajshme, atëherë kur ekzistojnë dëshmitë, duhet tu lihen gjykatave të vendit".
E përditëshmja "Bota Sot" në kontekst të zhvillimeve aktuale në Kosovë konkludon se:" Koha e Kosovës, sa vjen e më shumë, kërkon kthjelltësi, kërkon qartësi mendimi dhe veprimi, kërkon bashkëveprim dhe bashkërendim të punëve në kuadrin e faktorit sqiptar në Kosovë".
Ky, sipas "Bota sot" :" Është mësimi më racional që pritet të nxjerrë Kosova dhe kombi shqiptar në tërësi nga zhvillimet e fundit në Kosovë. Pra, koha e sotme e Kosovës nuk pranon paaqrtësi, nuk pranon hutim, nuk pranon mendime, sjellje dhe veprime që mund ta orientonin Kosovën drejt amullisë".