1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj1 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3t
" Ne kete kohe kur ne Evrope shfaqet nje antiamerikanizem i qarte, i fshehur gjoja se ne "antibushizem" dhe kur Amerika dhe Evropa pajtohen per pak gjera, Kosova mbetet si dicka e rralle rreth se ciles ne Bruksel e Uashington pajtohen. Pra, kosovaret nuk kane nevoje te zgjedhin mes ketyre dyve", analizon "Koha Ditore" ne korrespondencen nga Brukseli. Gazeta thekson se " Shume shqiptare pa dashje sot neper debate te ndryshme ne Evrope vijne ne pozite ti mbrojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe te mbrojne parimin se me mire eshte te intervenohet ushtarakisht sesa te lejohen tirannet qe te bejne krime ndaj nje populli te tere". Ne vijim, artikullshkruesi konsideron se "Shqiptaret e Kosoves kane nje motiv fisnik, por edhe te bazuar ne pervoje, I cili I shtyn te shprehin qendrime krah amerikaneve dhe politikes se tyre intervencioniste. Sikur edhe populli I Bosnjes ashtu edhe ai I Kosoves jane deshmi e gjalle e efektit te intervenimit ushtarak apo mosintervenimit". Nderrojme teme me thekse nga intervista e kryeministrit te Kosoves, Bajram Rexhepi dhene te perditeshmes "Kosova Sot" e ku fillimisht ai vlereson se "Pengese per realizimin e standardeve jane strukturat paralele dhe ndarja e Mitrovices". Rexhepi rithekson se" Opcioni yne eshte pavaresia e Kosoves, ska opcione tjera. Prandaj edhe I gjithe mobilizimi I energjise sone eshte ne ate drejtim qe te krijojme nje perparim sa me te madh ne realizimin e ketyre standardeve dhe ne kohen e duhur, kur edhe ne mendojme qe kemi bere nje perparim te duhur, atehere do te shtrohet ceshtja e statusit dhe alternative tjeter nuk ka" shprehet kryeministri I Kosoves. Ai gjithashtu ka shtuar se "me mire kishte qene ta kemi n je Kushtetute te perhershme per arsye se dihet se kjo Kornize Kushtetuese eshte bere pak e ngushte per realitetin e Kosoves". Gjithnje ndersa ne temen e implementimit te standardeve "Zeri" ne numrin e sotem komenton se "Edhe pse pas takimit te se shtunes, me 29 nentor, te lidereve kosovare me Hari Holkerin, eshte permendur data 3 dhjetor kur mund te shpallet Plani I Operacionalizimit te standardeve, sic kupton "Zeri" nga burimet diplomatike perendimore, plani do te jete gati ne fillim te javes se dyte te dhjetorit". "Zeri" ve ne dukje faktin se "Te nderkombetaret, tashme eshte sforcuar bindja qe ne vitin e ardhshem, diku me se shumti 6 - 7 muaj (me se largu deri ne fund te korrikut), do te mund efektivisht te perdoren per implementimin e standardeve". Kurse "Bota Sot" me tone kritike vlereson se " Institucionet nderkombetare, gjithnje e me teper demonstrojne mungese deshirash, prirjesh, aftesish, mungese autorizimesh nga bashkesia nderkombetare per te qen net e njejtin hap me Kosoven, misioin I se ciles ketom institucione jane. Prandaj kerkesa me e spikatur e kohes, sipas "Bota Sot","qe del perhere e me shume ne pah, eshte domosdoshmeria qe institucionet nderkombetare te behen kompatibile me jeten e Kosoves, pra te jene te pajtueshme, te jene te perputhshme, pra plotesisht te pajtueshme me jeten e Kosoves".