1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj16 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2x
"Suksesi I Kosoves prioritet. Nje paqe e vetqendrueshme dhe prosperiteti nuk mund te importohen e as te imponohen nga bashkesia nderkombetare. Ardhmeria e Kosoves ne paqe me veten, me fqinjet dhe me afer Evropes". Jane keto thekset kryesore shkeputur nga veshtrimi autorial I sekretarit te pergjithshem te NATO-se, Jaap De Hoop Sheffer I cili ne te perditeshmen "Koha Ditore" shkruan se" Kosova sot eshte nje vend qe ndryshon shume nga ajo qe ishte vetem para nje gjysme dekade.Zgjedhjet e lira dhe korrekte nuk jane vetem enderr e kosovareve - ato jane duke u bere gjithnje e me shume norme". Kosova, sipas Sheffer " eshte duke u marre me shume veteadministrim afektiv dhe autonomi me te zgjeruar".

Sekretari I pergjithshem I NATO-se, pikerisht sot kur pritet te arrije per vizite pune ne Kosove, para publikut kosovar thekson se " Nje prani e forte ushtarake eshte ende baze esenciale per stabilitetin e Kosoves dhe KFOR-I do te vazhdoje te luaje rolin vital. Per te reflektuar situaten e permiresuar te sigurise KFOR-I eshte duke u ristrukturuar, por madhesia e forcave nuk do te reduktohet nen 17500 trupa. Nuk do te duhej te kete kurrfare dyshimi:NATO-ja do te mbetet e perkushtuart sa I perket ardhmerise se Kosoves" porosit numri nje I NATO-se ne veshtrimin e tij autorial botuar ne "Koha Ditore".

"Zeri" duke komentuar takimin e djeshem ne Beograd te kryeadministratorit te Kosoves, Hari Holkeri, me Nebojsha Coviqin analizon se " Nuk besojme qe Hari Holkeri nuk e ka ditur cfare e prêt ne Beograd, me 15 janar. Nje Coviq pa pushtet, dhe tani gati edhe pa parti, me nje titull te shefit te Qendres Koordinuese per Kosoven, e cila ne kontinuitet ka merituar cilesorin e qendres konfrontuese ndaj Kosoves, ne takimin e radhes me kryadministratorin e Kosoves nuk ka hezituar se foluri marrezira te zakonshme, te cilave kesaj here ua ka shtuar edhe nje te re, ne pesevjetorin e krimit te madh: ate per Recakun si manipulim".

"Zeri" konkludon se " Coviqi, keshtu, po e citon Milosheviqin dhe mbrojtjen e tij ne Gjykimin e Hages. E, me nje njeri te ketille zyrtaret e Kosoves duhet te bejne dialog. Per ceshthje praktike dhe gjera te ngjashme".

Shtypi I ketushem komenton zhvillimet e djeshme ne mbledhjen e Parlamentit te Kosoves dhe mosmbajtjen e nje minut heshje edhe nga ana e deputeteve serbe te koalicionit "Kthimi" per viktimat e masakres serbe ndaj banoreve te Recakut te dates 15 janar 1999.

"Bota Sot" komenton se "Eshte e ditur qe brutaliteti I serbeve te "Kthimit" ushqehet prej brutalitetit te Beogradit aktual. Por jo vetem prej tij. Brutaliteti I radhes I "Kthimit" frymezohet edhe prej qendrimeve kapitulluese te Faktorit Nderkombetar".

Kurse "Kosova Sot" ve ne pah se " Veprimi qe bene dje politikanet serbe te dirigjuar nga Beogradi, eshte skandal me I madh qe ka ndodhur ne Parlamentin e Kosoves qe nga formimi I legjislativit kosovar".