1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj / Prishtinë30 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1Y


Vizita e djeshme ne Kosove e nensekretarit amerikan, Marc Grossman eshte sot ne fokus te shtypit te ketushem. "Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit nenvizon se "Plani per implemetim te standardeve do te behet publik kete jave, nderkaq viti 2005 mbetet ne agjende per shqyrtim te mundesise per bisedime rreth statusit final te Kosoves, eshte porosia qe ne Kosove solli Marc Grossman, nensekretar i Departamentit te Shtetit amerikan per ceshtje politike". Gazeta shton se "Grossman, gjate vizites se tij dhe takimeve me lideret vendore e nderkombetare, ka thene se vullneti i qytetareve te Kosoves per te vazhduar me implementim te standardeve do te jete shume kyc per te pasur perkrahjen e SHBA-se BE-se, NATO-se dhe bashkesise nderkombetare ne pergjithesi".

Ndersa ne editorialin e numrit "Koha Ditore" boton veshtrimin autorial te kryetarit te PDK-se , Hashim Thaci i cili nder te tjera analizon se "Ne kemi pare se si urrejtja mund te shkaterroje cdo gje, tani serbet dhe shqiptaret duhet te punojne se bashku per ta rindertuar Kosoven".

"Zeri" ndersa ne editorialin me titull "Politike e jo kirurgji" fillimisht pyet "A po kthehet perqendrimi i plote politik vendor dhe nderkombetar tek Standardet per Kosoven dhe tek afatet e ditura per zgjidhjen e statusit te Kosoves"? Gazeta thekson se " Duket qe kjo pyetje ka marre nje pergjigje te qarte dhe te prere nga Marc Grossman, gjate vizites se tij ne Prishtine kete te hene".

"Qendrimi i tij", sipas "Zerit", "do te duhej tu jepnin fund spekulimeve te shumta per nje ndryshim rrenjesor te qasjes se Perendimit ndaj problemit te Kosoves. Duhet thene hapur qe hapja e shpejte e ceshtjes se statusit te Kosoves, ne rrethanat e tanishme, do te linte me pasoja Kosoven, se paku ne ate aspektin territorial dhe ne ate te kufijeve. Nje intervenim urgjent politik me nje prerje kirurgjike te nje pjese te territorit te Kosoves, ne shikim te pare do te dukej si zgjidhje e qendrueshme, por ne te vertete ajo se shpejti do te metastazonte ne shume pjese te Ballkanit duke permbysur paqen e krijuar ne vitet 1995 -2001, prej Dejtomnit deri ne Oher".

"Bota Sot", gjithnje rreth vizites se Grossmanit ne Kosove citon ate te kete thene se" Dhuna e diteve te fundit ishte nje kthim prapa per procesin. Kur erdhem ne nentor thame se duhet te kemi nje plan te qarte, te kemi transparence dhe se ne mesin e vitit 2005, por edhe me heret, nese do te kete perparime, duhet te behet nje rishikim. Por tash nuk eshte gjithcka si para dy javesh", citohet Grossman.

Per "Kosoven Sot"," Ardhja emergjente e nensekretarit amerikan te Shtetit, Marc Grossman, eshte tregues i perkrahjes se SHBA-ve, per Kosoven dhe njekohesisht nje veprim i duhur ne momentin e duhur".

"Epoka e re" ne nje nga kryetitujt qendror te faqes se pare shkruan" Bisedimet per statusin… para mesit te 2005-shes".

Ne permbyllje te pasqyres se shtypit te Kosoves, serish i rikthehemi "Kohes Ditore" e cila ne rubriken politike shkruan se " Sipas disa burimeve Holkeri kerkon te largohet nga Kosova". Gazeta ben te ditur se " Finlandezi Harri Holkeri, i ardhur ne Kosove nga fundi i veres se kaluar, duket i lodhur pas revoltes se fundit dhe kerkon te largohet nga ketu, kane thene burimet e "Kohes Ditore".