1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

6 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1N

Gjithnje duke komentuar, me casje kritike perpjekjet e Qeverise se Serbise per decentralizimin e Kosoves,"Koha Ditore" ne editorialin e numrit qe mban titullin simbolik "Se pari vizatohet harta", analizon se "Qeveria e Serbise ka nxituar te shfrytezoje deshprimin nderkombetar pas dhunes se marsit ne Kosove per te perfituar ne realizimin e planeve te vjetra per ndarjen e Kosoves. informatat e fundit nga Beogradi flasin per nje perpjekje te koordinuar qe per qellim ka ndryshimin e rregullimit te brendshem territorial te Kosoves. Me oferten e Serbise, qe ne fakt duket te jete version i ri i planeve te vjetra serbe te ofruara ne disa raste, shihet qarte se Beogradi pretendon qe nen pretekstin e decentralizimit te arrije kantonizimin dhe ndarjen etnike te legalizuar nderkombetarisht. Ky realitet, qe Beogradi deshiron ta krijoje nga serbet pritet qe me pas te merret parasysh ne cfaredo procesi te percaktimit te statusit final te Kosoves" , komenton "Koha Ditore". Artikullshkruesi pasi thekson se "tendencat per ndarje te Kosoves as nuk jane te reja as nuk jane te panjohura", me tej konkludon se "ajo qe befason dhe brengos eshte pozicionimi jashtezakonisht pasiv dhe defansiv i institucioneve vendese dhe nderkombetare karshi vizatimit te hartave te reja ne Kosove".

"Zeri" ndersa ne faqen e pare citon Ministrin e Mbrojtjes te Gjermanise , Peter Shtryk te kete thene dje gjate vizites ne Kosove se " Nuk do te kete ndarje te Kosoves". Shtruk ka shtuar se " Bashkimi Evropian duhet te marre pergjegjesi me te madhe politike ne Kosove, por derisa te behet kjo", sipas tij "OKB-ja dhe NATO duhet ta luajne rolin kryesor ne Kosove".

Ndersa ne editorialin e numrit gazeta e sipercituar veren se "Shumica derrmuese e kosovareve mbeshtesin pranine afatgjate te Perendimit ne Kosove. Sa per KFOR-in, jemi te bindur qe kosovaret duan nje mision te perhershem te tij. Sidoqofte, prania nderkombetare duhet, para se gjithash, te ndihmoje qe kosovaret te vendosin vete per fatin e tyre".

Shtypi i ketushem njofton se prej sot Kosova behet me kod te ri penal dhe te procedures penale, duke u shkeputur keshtu perfundimisht nga juridiksioni penal serb dhe jugosllav. Lidhur me kete "Bota Sot" pasi thekson se " Per here te pare shfrytezohen ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosoves", me tej citon Zhan Kristian Kodi, udheheqes i Shtylles se pare te UNMiK-ut, te kete thene se " Kjo eshte nje dite e rendesishme jo vetem per historine juridike te Kosoves, por per Kosoven ne pergjithesi. Kjo eshte nje date historike. Do te jete hera e pare qe gjyqtaret dhe prokuroret e Kosoves do te ndajne drejtesine duke perdorur kodet qe jane krijuar ne Kosove dhe per Kosoven".

"Epoka e Re", duke njoftuar se Kodi iProcedures Penale dhe Kodi Penal hyjne ne fuqi qe nga sot, me tej ne kryetitullin e madh hapes shkruan " Lamtumire ligje jugosllave"!
Kurse e perditeshmja "Pavaresia" nenvizon se " Kosova shkeputet formalisht dhe materialisht nga legjislacioni i kaluar".